United Hospital

Derbi i 27 Gjilanas me futbollist të huaj

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Stadiumi i qytetit në Gjilan, të dielën duke filluar nga ora 15:30, do të jetë arenë e derbit më të madh në vend në mes Gjilanit e Dritës.

Njëherit ky është derbi i 27-të pas luftës, ndërsa Drita ka një fitore më shumë gjithsej 9 fitore ndërsa Gjilani ka 8 fitore, dhe 9 herë derbi është mbyllur në barazim.

Është bërë traditë tani e 20 vite, që me ditë të tëra të përflitet për këtë derbi të madh më tepër “emocional”, se sa ndonjë spektakël në fushë, në përjashtim dy tifot e grupeve “Skifterave” e “Intelektualëve”.

Ky derbi i gjen dy skuadrat në forma të ndryshme, deri sa Kampioni aktual Drita nuk ka startuar ashtu siç pritej duke u larguar trajneri Bekim Isufi dhe drejtori sportiv Fisnik Kërqeli, skuadra e Gjilanit është pak në pozitë më të mirë.

Dashamirët e futbollit Gjilanas në këtë derbi do të kenë mundësi të shohin vetëm dy kapitenët Ylber Kastratin e Gjilanit dhe Ardian Limanin si futbollist të qytetit të Gjilanit, ndërsa të gjithë të tjerët janë nga vendet e ndryshme ndër ta në skuadrën e Gjilanit do të jenë katër futbollist ndërkombëtar: Mauricio, M.Lopes, Caesar, Medrano, ndërsa në radhët e Dritës futbollist ndërkombëtar janë Bergonsi e Verza.

Se sa do të jenë të gatshëm këta futbollist ta përjetojnë këtë derbi “emocional”, për dy skuadrat mbetet të shihet.

Mobi Casa

Mjaft interesant është nëse paraqiten 4 futbollistët e ish-Gjilanit, që në këtë verë kaluan tek Drita, Shaqiri, Mustafa, Haxhimusa e Shala se si do ta përjetojnë këtë derbi.

Për trajnerin e Gjilanit, Sedat Pajaziti, i cili si trajner ishte edhe tek Drita do të jetë hera e pestë që do të përjeton këtë derbi Gjilanas, ndërsa homologu i tij nga Shqipëria, Shpëtim Duro do të jetë për herë të parë duke drejtuar “timonin” e Dritës.

Derbin lokal Gjilanas do ta drejtojë arbitri ndërkombëtar nga Prishtina, Genc Nuza, këtë nder e ka për të shtatën herë dhe në gjashtë përballjet e më hershme asnjëherë nuk ka nxjerr fitues.

Futbollistët e Dritës në këtë ndeshje do të jenë pa mbrojtësin e majtë, Liridon Leci, i cili është i dënuar me tri ndeshje mos lojë, ndërsa në pikëpyetje do të jetë edhe paraqitja e Haxhimusës pas lëndimit të mëhershëm.

Në radhët e Gjilanit poashtu nuk do të jetë e sigurt paraqitja e mesfushorit Ledjon Muqajt, i cili ka pasur një lëndim në dorë.

Dashamirët e futbollit Gjilanas, me të drejt dhe janë shumë kureshtar të shohin nga afër futbollistëve huaj se si do ta përjetojnë derbin e qytetit të Gjilanit.
Një është shumë e sigurt se dy tifogrupet “Skifterat” dhe “Intelektualët”, do të jenë pikat më të ndritshme të këtij derbi ashtu siç kanë qenë gjithmonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.