Uji Dea

Derbi dhuron gola, spektakël e anim korrekt

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Derbi i madh kosovar në mes Dritës e Gjilanit, në javën e 7-të nuk dha fitues të këtij spektakli futbollistik, skuadrat ndeshjen e përmbyllën me rezultat 1-1.

Ashtu siç është pritur shkallët e stadiumit ishin tepër të vogla për ti zënë të gjithë dashamirët e futbollit Gjilanas e Kosovar.

Tifozët “Intelektualët” e Dritës dhe “Skifterat” e Gjilanit, dhanë spektakël të vërtet duke dëshmuar se qyteti i Gjilanit mban primatin e futbollit

Kosovar, gjatë 90 minutave dy palët e tifozërisë treguan shembull se si duhet përkrahur ekipet e zemrës dhe kjo është përshëndetur edhe nga shumë shikues në stadium dhe kjo meriton notën më të lartë të futbollit dhe derbit Kosovar.

Nën një atmosferë impozante dhe sportive shumë dashamirë anembanë Kosovës kishin mësyer qytetin e Gjilanit për të parë nga afër spektaklin e dhënë si në tribuna njashtu edhe në fushën e blertë të futbollit.

Të dy skuadrat në pjesën e parë patën nga një rast ideal për të shënuar, së pari në minutën e 25-të, Betim Haxhimusa u gjend përballë
portierit të Dritës, Betim Halimit i vetmuar gjuan nga 11 metra por Halimi me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Mesfushori i Dritës, Arbnor Ramadani, në minutën e 37 bukur gjuan nga 18 metra por Donat Kaqiu me mbrojtje bravuroze nuk lejon ti tundet
rrjeta e tij.

Në minutën e 70-të, sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa, pas disa kombinimeve të mira të repartit të sulmet nga e djathta nga 7 metra gjen rrjetën e Halimit duke duke sjell gëzim në tribunat e “Skifterave”.

Mobi Casa

Skuadra e Dritës me tërë potencialin e saj kërkon të barazon rezultatin, këtë e arrin në minutën e 77-të, kur Xhevdet Shabani nga goditja e lirë nga 16 metra mjeshtërisht gjen rrjetën e Kaqiut duke barazuar rezultatin në 1-1 duke sjell gëzim të madh tek “Intelektualët”

Futbollistët e Dritës kanë mundur të shënojnë golin e dytë në minutën e 79-të, por Astrit Fazliu nga 18 metra godet pingulen e portierit Donat Kaqiut.

Këtë super sfidë e përcollën 8000 shikues.

Gjyqtari i këtij derbi Kosovar, Besfort Kosumi nga Prishtina me ndihmësit e tij ndan drejtësinë pa asnjë gabim.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina pas ndeshjes deklaroi.
“Jam i kënaqur me lojë dhe rezultat, e morëm golin me gabimin tonë pasi muri i gjallë nuk u vendos mirë ndërsa ne do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pas 7 javëve jemi pa humbje, por mos harroni se në këtë derbi kam qenë pa 4 futbollist kryesor”.

Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku theksoi.
“Nuk jam i kënaqur me rezultat kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, po kemi problem gjerë sa të shënojmë një herë dhe pastaj po kalojmë në lojën tonë”..

Duhet theksuar se Shërbimi Policor Rajonal i Gjilanit në mënyrë shembullore ka kryer punën e tyre në mënyrë profesionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.