UBT

Der Standard: As milionat e BE-së e të Amerikës, nuk e ndalin korrupsionin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin qindra miliona euro në adresë të shtetit më të ri në Evropë, Kosovës, por ky vend nuk po e gjen zgjidhjen e problemit sesi të dilet nga korrupsioni.

Me kësi vlerësimi e nis një shkrim kushtuar situatës aktuale në Kosovë, gazeta austriake “Der Standard”

Për të luftuar këtë dukuri në baza vjetore Bashkimi Evropian jep 70 milionë euro , ndërsa Amerika mbi 20 milioën, i ka thënë gazetës përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zbogar.

Mobi Casa

Këtë ndihmë “Der Standard” e quan të pashoqe, porse pos në luftimin e korrupsionit, përshkruhet se as në aspektin ekonomik Kosova nuk po gjen dalje nga kriza, përcjellë Klan Kosova.

Si shpresë për rritjen ekonomike shihet privatizimi i “Brezovicës” por edhe këtu prestigjiozja austriake shkruan se po humbet durimi.

Si shpjegim për situatën, thuhet se janë negative edhe shifrat që BE-ja i jep për papunësinë në Kosovë, më 2014 thuhet se niveli i përgjithshëm i papunësisë ishte35 për qind derisa sipas gazetës 65 përqind e popullatës nga 15 deri në 24 vjeçar kurrë nuk e kanë pasur një punë.