RCCOLA

Der Leyeni Kurtit e Vuçiqit: S’ka fonde nëse s’ka normalizim marrëdhëniesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëheqjes shtetërore serbe – qeverisë dhe presidentit të Serbisë u tha qartë se KE-ja planifikon të kushtëzojë 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, tha për Danas një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

Siç ka shpjeguar ai, si presidenti serb Aleksandar Vuçiq ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë vënë në dijeni se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre.

– U shpjegua se çfarë reformash priten, që të mos ndodhte më vonë që të mos na thoshit apo të mos e dinim atë kusht. Prandaj, kërkojmë që marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë para, është i qartë ky zyrtar i Komisionit Evropian, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Mobi Casa

Ai shtoi se nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon progresin përmes negociatave, e tjetra jo, atëherë ajo palë që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja e ndihmës së BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

KE dje publikoi raportin vjetor për progresin e Serbisë drejt BE-së, ku thuhet se kushti kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane mbetet harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media në Bruksel ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe BE-ja duhet ta ketë të qartë se çfarë pritet nga Prishtina, e që është zbatimi i Projekt Statutit të asociacionit të komunave serbe. /klankosova