Fundamenti

Deputetja gjilanase: LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Deri më tash, sa vërejmë në takime me qytetarë, LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi

FIDANISHTJA

Të vetmen parti që nuk po e duan për bashkëpunim, është PDK-ja. Tash duhet të presim konfirmimin zyrtar e demokratik të qytetarëve në kutitë e votimeve, se ku duhet ta ketë vendin PDK-ja, që nuk po e do për bashkëpunim asnjë parti tjetër. Vullneti i partive është i nisur edhe nga supozimi se populli nuk po i do, se kanë qeverisur me aq shumë skandale dhe se kanë përvoja zhgënjyese me të në bashkëpunimet e deritashme. Vota demokratike realisht do ta përcaktojë forcën e secilës parti. Deri më tash, sa vërejmë në takime me qytetarë, LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha. Por temat si dialogu me Serbinë e taksa janë çështje përtej interesit të një partie. Dhashtë Zoti që PDK-ja për shkak të frikës për të shkuar në zgjedhje se i humb ato, të mos na krijon ndonjë bllokim ose vonesa të shpërbërjes së Kuvendit, më 22 gusht, siç dinë shpesh të bëjnë intriga të tilla! Shpërbërja e Kuvendit kërkon numër të madh të votave!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.