RCCOLA

Deputetja gjermane dha deklarata skandaloze për Kosovën, Weber: S’bëhet kurrë politikë e Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fjalimi kontrovers i deputetes gjermane Zaklin Nastiç që shpërfaqi edhe njëherë pozicionin e Partisë së Majtë të Gjermanisë kundër Kosovës duke kërkuar çarmatimin e saj, s’do të bëhet asnjëherë politikë zyrtare e shtetit që fuqishëm përkrahu Kosovën në çlirimin dhe shtetndërtimin e saj.

Ky është mendimi i ekspertit gjerman Bodo Weber që në një përgjigje për portalin Klankosova.tv ka rekomanduar që të mos krijohen shqetësime në Kosovë nga deklarata të tilla në Bundestag.

“Debati në Bundestag ishte rreth zgjatjes vjetore të mandatit të Bundeswehr* për KFOR-in. Deputetja Nastiç në fjalën e saj shprehu pozicionet e njohura dhe tradicionale të politikave të partisë së saj në lidhje me luftërat në Ballkan, pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e gjerë gjermane dhe të Perëndimit për shtetësinë e Kosovës”.

Weber se përjashton se deklarata të tilla kundër Kosovës nga të majtët do të ketë sërish, por e thotë me shumë siguri se opinionet e tilla do të jenë gjithmonë pakicë brenda spektrit politik gjerman.

Por, si e sheh ai politikën e jashtme që po ndjek Partia e Majtë?

Uji Dea

“Epo, pozicionet dogmatike “të majta” mbi luftërat ballkanike dhe zhvillimet e pasluftës kanë marrë tradicionalisht këndvështrimin e “palës serbe”, duke lexuar zhvillimet historike dhe situatën aktuale politike nga një pozicion etnik serb dhe rus”.

Kolegu i Nastiç me bindje të kundërt politike pati mendim të ngjashëm me të. Jens Kestner nga Alternativa për Gjermaninë ka thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, me të cilën Gjermania s’duhet të krijojë diferenca.

Weber po quan të natyrshme edhe këtë deklaratë për bindjen ekstreme të djathtë të Kestner, por të padëmshme për Kosovën.

“Kjo është plotësisht e kuptueshme sepse çfarë Die Linke percepton si një botëkuptim në rastin e Kosovës dhe në luftërat ballkanike është një fakt etnonacionalist. Si i tillë natyrshëm përputhet me atë të Alternativës për Gjermaninë. Por prapë, të dyja pozicionet, përfaqësojnë spektrin politik ekstremin e majtë dhe ekstremin e djathtë dhe kanë zero shanse që të bëhen politika zyrtare të Gjermanisë”.