FITORJA

Deputetja e PDK-së kritikon Qeverinë, Kodra-Deliu: Kurti e ka pasur prioritet vetëm dialogun

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se prioritet i Qeverisë Kurti gjatë 3 vjetëve të qeverisjes ka qenë vetëm dialogu, duke anashkaluar problemet e përditshme të qytetarëve, teksa ajo ka arsyetuar vendimin e partisë së saj, për propozuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër.Pra sipas deputetes, me Hamzën si kandidat, PDK-ja do të ketë prioritet kryesor problemet e qytetarëve e jo dialogun.

“E para natyrisht duhet të kthehem te propagandimet e kryeministrit, i cili për një kohë të gjatë të opozitë bërjen ka deklaruar se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij, por, po e shohim që ka qenë prioritet e mbi prioritet, nëse e shohim zhvillimet tri vjeçare, tash kemi hyre në vitin e katërt të Vetëvendosjes. E shohim që vetëm mirëqenia e qytetarëve, zhvillimi ekonomik, njohje, politikë të jashtë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë nuk kemi”, ka thënë Deliu-Kodra për RTV Dukagjini.

Lëkundje të forta toke ‘shkundin’ JaponinëKhloe Kardashian shfaqet flokëkuqe për koleksionin veror të “Fabletics”Rekord i ri, shkencëtarët jugkorean mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius…Tetë të vdekur në një aksident në aksin “Këlcyrë-Përmet”Qorrolli fajëson institucionet e pavarura për ngadalësimin e reformës në drejtësi

FITORJA

“Pra agjenda e kësaj Qeveria Kurti 2 është zhvendosur në dialog. Natyrisht prioritet e qytetarëve nuk janë tek dialogu. Nuk dua të them që dialogu nuk është i rëndësishëm, në një fazë të tillë të zhvillimi të vendit dhe perspektivës euro-atlantike. Mirëqenia e cenuar, çmimet, pasiguria ekonomike dhe të gjitha sfidat që përballet Kosovës. Shto këtu faktin që 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin. Këtu nuk po flasim për profile që kanë nevojë për punë, po flasim edhe për profile të doktorëve e inxhinierëve”, ka thënë Deliu – Kodra.

Ajo ka thënë se propozimi i Hamzës nga PDK si kandidat për kryeministër është hap i duhur dhe është bërë për dy arsye.
“Për rrethanat në të cilat gjendet Kosova dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Vendim i matur, i qëlluar dhe i nevojshëm në rrethanat në të cilat gjendet Kosovës”, shtuar deputetja e PDK-së. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.