Mobi Casa

Deputetja e PDK-së: Ka gjasa të miratohet Trusti, 2-3 deputetë të VV-së mund të votojnë pro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare nga ora 10:00. Në rend dite është edhe projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Por kjo po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe kundër kësaj nisme foli edhe kryeministri Albin Kurti në një nga mbledhjet e Qeverisë.

“Nëse vërtetë ka punu ashtu siç është deklaruar, mendoj që ajo i ka sforcu radhët e veta dhe është problem që të merret ndonjë votë nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha të martën mbrëma në DPT Te Fidani në T7, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo tha se kjo çështje nuk është në dorë të opozitës, por tha se ka gjasa që projektligji të miratohet. Tha se dy apo tre deputetë të LVV-së mund të votojnë PRO.“Janë minoritetet ato që ndoshta do ta përcaktojnë ose determinojnë kalimin ose moskalimin e Trustit dhe mund të jenë dy, eventualisht tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët mund të reflektojnë karshi situatës dhe kërkesave të qytetarëve”, tha ajo.

FIDANISHTJA

Tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale e ka propozuar PDK-ja. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha të hënën se “ky draft ligj prek rreth 695 mijë qytetar kontribues”.

Një ligj konsiderohet i miratuar nëse për të votojnë shumica e deputetëve të pranishëm në seancë. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se do të ketë deputetë nga pozita dhe opozita që do të mungojnë në këtë seancë.

Projektligjin e kanë mbështetur edhe dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja.Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind të kursimeve është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.