Fundamenti

Deputetja e PDK-së e bindur se do t’i kthejnë shumë komuna: Njerëzit tanë janë të dëshmuar në qeverisje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra po shprehet e bindur se kjo parti do të qeverisë me shumicën e komunave në vend pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se kandidaturat e PDK-së tashmë janë të dëshmuara dhe janë profile të jashtëzakonshme politike në kuptimin e qeverisjes.“Është duke u bërë një punë e mirë. Kandidaturat e PDK-së janë tashmë të dëshmuara profile të jashtëzakonshëm që kanë një bagazh të tyre politik si në kuptimin e qeverisjes ku kemi pasur disa kandidat të cilat tashmë kanë qeverisur dhe kanë pasur një qeverisje të mirë brenda mandatit të fundit sidomos me projekte të shumta të cilat kanë prekur jetën e qytetarëve në disa komuna”.“Unë jam e bindur që do ta kthejmë rezultatin e suksesshëm në pjesë të madhe të komunave në të cilën Partia Demokratike e Kosovës ka pasur qeverisje në mandatet e kaluara sepse konsiderojmë që është nevojë e rikthimit tonë e rikthimit të pushtetit dhe të afrimit të perspektivës së qytetarëve për të implementuar programet që prekin drejtpërdrejtë jetën e tyre”.Deliu-Kodra shtoi se prioriteti kryesor i gjithë deputeteve duhet të jetë kthimi i punës në një afat sa më të hershëm në parlament.

Mobi Casa

Ajo tha se si parti opozitare janë në gjendje që të ofrojnë të gjithë bagazhin në mënyrë që të sanohet gjendja me pandeminë dhe të zbresë numri i infeksioneve, raporton EO.“Konsideroj që prioriteti kryesor i deputeteve natyrisht duhet të jetë kthimi i punës në kuvend. Ne kemi kërkuar dhe besojmë shumë që deputetët do ti kthehen punës në një afat sa më të hershëm dhe të shohim se cilat do të jenë masat për të bashkëpunuar dhe për të ofruar bashkëpunimin tonë si parti opozitare”.“…jemi në gjendje që të ofrojmë gjithë bagazhin tonë opozitar në mënyrë që të sanohet gjendja me pandeminë, të zbresë numri i infeksioneve sepse e kuptojmë pozitën në të cilën gjendjet Kosova”, tha Deliu-Kodra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.