HW

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik, duke akuzuar qeverinë Kurti për favorizim të interesave të ngushta dhe dështim në mbështetjen e prodhuesve vendorë.

“Kosova është shndërruar në një shtet ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti ia mbyll rrugën”, shkroi deputetja.

Mobi Casa

Ajo akuzoi ashpër të ashtuquajturën “mafia e energjisë”, duke pretenduar se prodhuesit po detyrohen të blejnë energji nga kompani që kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë qeveritarë.

Sipas Lushakut, kjo situatë është pasojë direkte e politikave të kryeministrit Albin Kurti, të cilin ajo e akuzon për “urrejtje ndaj sektorit privat dhe varfërim të popullit”.“Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’,” përfundon reagimin e saj deputetja e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.