United Hospital

Deputetja e LDK-së: Kosova në “Open Ballkan” vetëm me njohje nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po e konsideron të drejtë mospjesëmarrjen e Kosovës në iniciativën “Open Ballkan”, iniciative kjo nga tre udhëheqësit Ballkanik, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, deputetja e kësaj partie, Rrezarta Krasniqi, thotë për Ekonomia Online, se një gjë e tillë duhet të ndodh vetëm atëherë kur shtetet anëtare njihen reciprokisht mes vete.

Uji Dea

Ajo thotë se qëndrimi i LDK-së është se fillimisht të ndodh njohja, e pastaj bashkëpunimi i nismave të tilla.“’Open Ballkan’, do të njihet atëherë kur do t’i paraprihet me njohje politike secilit ndaj secilit, këtë rast Serbia nuk e njeh Kosovën. Qëndrimi i LDK-së është njohja para bashkëpunimit pa kufi”, ka thënë ajo.Kritika ka edhe për qëndrimin e Shqipërisë karshi kësaj iniciative.

Ajo thotë se për 30 vjet, asnjëherë më parë, Kosova e Shqipëria nuk kanë pasur qëndrime të kundërta, raporton EO.“Për herë të parë në 30 e sa vjet bashkëpunimi përballë Serbisë, Kosova dhe Shqipëria ka qëndrime të kundërta, pra nuk e kanë një qëndrim dhe një mendim. Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunime rajonale, atëherë kur njihet si shtet i barabartë, shtet sovran, i njohur ndërkombëtarisht. Çdo nismë tjetër atëherë do t’i dëmtojë raportet tona nacionale dhe të gjitha raportet tjera të shqiptarëve në rajon”, ka thënë ajo.“Unë mendoj se ‘Open Ballkan’ duhet të jetë pjesë kur ndodh dialogu, dhe vetëm me njohje reciproke. Kosova duhet të hyjë në këtë iniciative vetëm atëherë kur të ndodh njohja nga Serbia, pra ky është qëndrim i LDK-së”, ka thënë Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.