GRANDEMALL

Deputetja e LDK-së: Kjo Qeveri as nuk po di, as nuk po dëgjon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku Rexhepi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria po tregohet e paaftë të menaxhojë te gjithë sektorët.

Bunjaku-Rexhepi tha se çmimet janë rritur 200% në Kosovë, duke theksuar se do të mbesim pa rrymë gjatë dimrit, kjo edhe sipas paralajmërimeve të Qeverisë.

FIDANISHTJA

Ajo shtoi se kjo Qeveri as nuk po di, as nuk po do dhe as nuk po dëgjon.“Sigurisht se do të jetë një dimër i vështirë sipas njoftimi që është bërë nga ministria e Ekonomisë zonja Rizvanolli. Kjo është një paaftësi e kësaj Qeverie sepse absolutisht në muajt e verës nuk ka kontraktuar energji elektrike sikurse vendet tjera”.“Çmimet janë rritur 200% në Kosovë dhe nuk di të ketë energji elektrike. Po bëhen një vit që ne jemi duke u furnizuar me energji elektrike në masa emergjente. Nuk kemi shpresë së do të bëjnë zgjidhje për qytetarë. Kjo Qeveri është e paditur për të udhëhequr. Kjo Qeveri as nuk po donë, as nuk po dinë dhe as nuk po dëgjon. Ne me këtë qeveri nuk mund të dalim nga kriza”.

“Tani zotëri Kurti ka shpallur luftë gjithë akterëve dhe gjithë sektorëve duke përfshirë sindikatat, inflacioni, energjia rritja ekonomike dhe gjithçka është mbrapsht. Unë kam zero shpresa që kjo Qeveri do të dijë të udhëheqë me vendin tonë”, tha Bunjaku Rexhepi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.