Fundamenti

Deputetja e AAK-së thotë se pandemia është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se menaxhimi i pandemisë është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike.

Tutje, ajo tha se prioritet kryesor i Qeverisë duhet të jetë sigurimi i vaksinave, duke shtuar se duhet një plan veprues konkret nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia për të dalë nga kjo situate.“Menaxhimi i pandemisë është betejë e jona e përbashkët e të gjithëve prandaj konsiderojë që janë dy çështje të rëndësishme që ne duhet t’i shohim mos politizimin e menaxhimit të pandemisë nga të gjithë krerët politik një fokusim i madh i qeverisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë”.

“Nuk ka prioritet më të madh këto ditë sesa menaxhimi i pandemisë, por edhe sigurimi i vaksinave për të gjithë qytetarët e vendit që kanë nevojë të vaksinohen. Prandaj konsiderojë se sikurse Qeveria ashtu edhe ministria e Shëndetësisë duhet të fokusohen në sigurimin e vaksinave në planin veprues sesi si do të menaxhohet dhënia e vaksinave”.

UBT

Sipas saj, për vaksinimin masiv të popullatës duhet të angazhohet një ekip i veçantë i mjekëve dhe duhet të ketë një plan konkret nga institucionet përgjegjëse.“Nevojiten ekipe të veçanta të mjekëve, ekipet mobile që duhet të përgatiten edhe në raste ku duhet të vaksinohen individë të cilët janë me aftësi të kufizuara apo të moshuar. Një plan veprues konkret nga ministria e Shëndetësisë do të duhet të bëhet sa më shpejt unë pres reflektim nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia për zgjedhjen sa më shpejt të kësaj situate”, shtoi Reshitaj.

Deputetja e AAK-së ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se pjesë e ekipit në këtë proces duhet të jetë edhe opozita.“Normalisht për shkak të presioneve politike dhe agjendave politike edhe dialogu është nga çështjet që duhet të vazhdojë dhe të zgjidhet sa më parë. Unë dua të besoj se vetëm AAK-ja por edhe të gjitha partitë opozitare do të duhet të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”.

“Unë dua të besoj që edhe Qeveria do të marrë me konstruktivitet përvojën e gjithë atyre politikave të cilët kanë qenë në të kaluarën pjesë e dialogut dhe bashkërisht do të japim më të mirën që ta përmbyllim këtë çështje njëherë e përgjithmonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.