United Hospital

Deputetja e AAK-së: Kurti bashkimin kombëtar e kishte kauzë, Kosova ka zgjedhur integrimin evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti sa ka qenë në opozitë është thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo që nga marrja e mandatit nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim.

Ajo duke komentuar deklaratat e Kurtit se do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik, shtoi se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe orientimi duhet të jetë euroatlantik.

ARKATANA

Madje sipas saj, ndërmjet vendeve të BE-së nuk ka kufi fare dhe natyrisht që do të ndodh bashkimi.“Në agjendat e tij politike Kurti kur ka qenë opozitë gjithmonë është thirru në bashkim kombëtar se duhet të ketë bashkim kombëtar. Mirëpo prej marrjes së Qeverisë nuk ka bërë ndonjë hap drejt këtij bashkimi kombëtar sepse ky është një proces që ndodh”.“Unë po mendoj që edhe në atë kohë kur ka qenë opozitë dhe tash kur është në pozitë janë deklarime politike dhe jo që do të angazhohet Kurti në këtë drejtim. Është e natyrshme, por Kosova e ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian”, raporton EO.

“Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së sepse orientimi i Kosovës është i tillë euroatlantik dhe mendoj që mes vendeve të BE-së nuk ka kufi fare dhe natyrisht që do të ndodh ai bashkim”, tha Kadriaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.