UBT

Deputetja e AAK-së: Kemi ngelë ende vendi më pro-evropian pa viza – Qeveria ta shtojë lobimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka kërkuar sa më shumë lobim për t’i bindur vendet skeptike për ta fituar liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Mobi Casa

Ndonëse kanë kaluar shumë vite që Kosova e pret dritën jeshile për liberalizim, deputetja opozitare thotë se kjo vazhdon të mbetet në vullnetin e vendeve veç e veç, teksa shpreson që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejtë. Kritika ka edhe ndaj Komisionit për Punë të Jashtme, pasi sipas saj ka qenë pasive me vizita në shtetet skeptike.“Janë bërë 4 vjet kur parlamenti evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave dhe që gjithmonë është premtuar se do të ndodhë. Tash padrejtësisht 4 vjet ende po gjendemi në situatën e njëjtë pa liberalizim të vizave. Kemi shpresuar shumë në samitin e BE-së që do të ndodhë sepse Bashkimi Evropian po thotë që ka në agjendë Ballkanin perëndimor dhe në fakt ne kemi ngelë ende vendi më pro-evropian pa viza. Tash është në vullnetin e vendeve veç e veç. Edhe qeveria e dhe komisioni për Punë të Jashtme u dashtë me qenë më aktiv me vizita sistematike në të gjitha vendet te cilat janë skeptike në mënyrë që të lobojmë sado pak që të hiqet ai hezitim”, tha Kadriaj.