RCCOLA

Deputetja Bunjaku takon pensionistet dhe mbështetëset e barazisë gjinore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot i takova pensionistet dhe mbështetëset e barazisë gjinore të çdo moshe, duke i dëgjuar dhe përkrahur në idenë e tyre për avokim dhe përfaqësim të barabartë gjinor në Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Eco Higjiena

“Kontributi i pensionisteve është i barabartë me pensionistët burra, prandaj duhet gjithqysh të ketë përkrahje të barazisë gjinore në të gjitha grupmoshat, duke i bërë pjesë pensionistet gra në të gjitha organet e nivelit lokal e qendror, në përfaqësim e vendimmarrje. Mua më njohin të gjithë si avokate e madhe e barazisë gjinore, por do të jem mbrojtëse e të drejtave të grave në çdo grupmoshë e status social, veçmas e pensionisteve” ka shkruar Bunjaku./rajonipress/