Mobi Casa

Deputetja Bunjaku realizon takime zyrtare në Preshevë e Bujanoc

/ 1 minutë lexim

Pata kënaqësinë që sot të jem në vizitë zyrtare në Kosovë Lindore, respektivisht, në Komunën e Preshevës dhe Komunën e Bujanocit, së bashku me disa nga këshilltarët komunalë të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Lidhja jonë vëllazërore me Kosovën Lindore kalon çdo kufi e çdo pengesë. Si deputete e vetme e Anamoravës në opozitë, do jem zëri i tyre sa herë që kanë nevojë të ngrisin çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ofrova bashkëpunim me dy kryetarët e komunave për interesat e qytetarëve të kësaj ane.

Është për turp që kjo Qeveri nuk ka ndarë mjete për komunat e Kosovës Lindore, por vetëm për OJQ.

Fundamenti

Takime të tilla në frymën e mikpritjes vëllazërore mendoj që duhet të ndodhin më shpesh mes institucioneve tona qendrore dhe lokale.