Eko Higjiena

Deputetja Bunjaku propozon Projektligjin për Kompensimin e nxënësve të helmuar në vitin 1990

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nuk ka kategori shoqërore kontributdhënëse që nuk është diskutuar, kompensuar apo edhe projektuar në ligjet e Kosovës, përveç nxënësve të helmuar në vitin 1990. Janë kompensuar ish-të burgosurit, veteranët e luftës me pension, të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe është në fazën e fundit edhe Projektligji për Punonjësit e Arsimit gjatë viteve të ’90-ta, por akoma nuk është përfshirë edhe kategoria e 7 mijë nxënësve të helmuar në pjesën e parë të vitit 1990. Askush deri më tash nuk ka dhënë llogari për helmimin, ndonëse përgjegjësia direkt dihet se bie mbi regjimin e atëhershëm serb ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Ajo ka thënë se nxënësit përjetuan dëme fizike e psikike, pasojat e të cilit helmim, asnjëherë nuk u analizuan dhe nuk u trajtuan pas luftës. Nxënësit e helmuar duhet të kompensohen për një vlerë qoftë simbolike, pasi që kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm për t’ua bërë me dije faktorit ndërkombëtar, brutalitetin e regjimit të atëhershëm serb ndaj shqiptarëve.

FIDANISHTJA

Helmimi ndërkombëtarizoi dhe sensibilizoi mbarë botën demokratike për veprimet çnjerëzore të regjimit. Prandaj, pasi Serbia nuk po paguan asnjë dëmshpërblim, ne si shtet, duhet ta mendojmë nga një vlerë simbolike qoftë edhe prej 500 eurosh, vetëm për të treguar se nxënësit e helmuar kurrë s’do të harrohen nga shteti jonë.?Helmimi është ndër ngjarjet më të rënda edhe sot, prandaj le ta njohim edhe me ligj këtë kategori të nxënësve të helmuar.

Për të ikur nga çdo lloj tjetër interpretimi, nuk bëhet fjalë për pensione, por për kompensim simbolik financiar dhe me një shumë simbolike vetëm njëherë. Do të bëjmë përpjekje që të lobojmë për këtë projektligj si ide dhe propozim që vjen nga ne për herë të parë, në mënyrë që edhe kjo kategori të mos harrohet asnjëherë ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.