RCCOLA

Deputetja Bunjaku: Në këtë përvjetor, LDK-ja është në rikthimin e madh me lider e frymë të re

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 23 dhjetor 1989, u krijua partia e parë demokratike, Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me një intelektual të vërtetë e vizionar të papërsëritshëm, Presidentin e parë historik të Republikës së Kosovës, arkitektin e lirisë dhe pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugovën. Bëhen 34 vjet, mbi 3 dekada, të lindjes së partisë me përkrahjen më masive të popullit të Kosovës dhe mbarë Perëndimit demokratik ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në këtë përvjetor, LDK-ja është në rikthimin e madh me lider e frymë të re, me “Rrugën e re”, që do ta rikthejë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit, njohjeve të reja, forcimit të shtetit, partneritetit të palëkundur me Perëndimin, e veçmas me SHBA-të.

Uji Dea

Me këtë rast përvjetori të 34-të të LDK-së, e falënderoj dhe e uroj çdo themelues, anëtar, aktivist dhe përkrahës të kësaj force demokratike, intelektuale e politike të Kosovës!

Ju ftoj në rikthimin e fuqishëm në “Rrugën e re” të LDK-së!