UBT

Deputetja Bunjaku me kritika të rënda për Alban Hysenin: Mandati po të konsumohet?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetar i Gjilanit, nisja seriozisht punës për qeverisjen e komunës. Ndërroje ekipin. Zbato premtimet e shumta, sepse je njëri ndër kryetarët e komunave, me më së shumti premtime në nivel vendi, me mbi 100 premtime. Mandati po të konsumohet.Puno me deputetët e Anamoravës para miratimit të Buxhetit 2023, i caktojmë 5 projekte të mëdha kapitale e t’i shtyjmë përpara. Pavarësisht partive të ndryshme, unë jam e gatshme të adresoj projektet për Gjilanin dhe Anamoravën ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë:

Eco Higjiena

Mbi partinë, është Gjilani. Dil nga dalldia e fitores së ngushtë për pak vota. E ke fituar besimin e qytetarëve për të parin e Gjilanit dhe Kuvendin Komunal qytetarët ia besuan LDK-së për t’ju kontrolluar e monitoruar juve në pushtet.

Nga ajo që po ju vëzhgojmë si parti opozitare në Gjilan, si LDK, jeni qeverisja më e ngathtë që nga paslufta në Gjilan. Punoni e mendoni për të lënë ndonjë gjurmë!
Deri më tash jeni vetëm mbi gjurmët e ish-Kryetarit të Gjilanit me rikthim të shpejtë, sepse nuk po arrini të krijoni as një projekt të vetëm që lë shenja dalluese!
Për Gjilanin