Deputetja Bunjaku: Fuqizimi i gruas në shoqëri është emancipimi më i mirë i burrave në vend

Gjilan – Fuqizimi i gruas në shoqëri është emancipimi më i mirë i burrave në vend dhe Gjilani jep shembullin më të mirë për këtë ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi.
Postimi i plotë i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi
Mbrëmja festive për 8 Marsin e radhës përmbylli aktivitetet e shumta me rastin e dekadës së tretë të themelimit të LDK-së.
Restoranti “Astoria”, ishte i vogël për interesimin e madh të grave Gjilanase në ahengun e përbashkët festiv.
Ju falënderoj nga zemra FG së LDK në Gjilan për angazhimin tuaj të pa rezervë, kryetarin Haziri për urimin dhe zonjën e tij Mikën për pjesëmarrjen në këtë rast.
Falënderoj të gjitha gratë e pranishme dhe u kërkoj falje edhe shumë të tjerave që nuk munden të gjejnë vend në mesin e shumë grave prezentë.
Fuqizimi i gruas në shoqëri është emancipimi më i mirë i burrave në vend dhe Gjilani jep shembullin më të mirë për këtë!
Ju falënderoj e uroj më të mirat për ju!!