RCCOLA

Deputetja Bunjaku bënë publik një shkelje ligjore, serioze të Alban Hysenit!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ja pse të rinjtë e Gjilanit, janë kategoria që e braktisin më së shumti Kosovën. Dëgjojeni rrëfimin e dhimbshëm e tronditës të Jonit, një rast denoncimi për shkeljen serioze ligjore të Kryetarit të Komunës së Gjilanit. E dhimbshme, e kundërligjshme, e papranueshme, gjithçka. Kjo padrejtësi ndaj të rinjve, është demotivim për ta ndërtuar jetën në vendlindje ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam një shqetësim dhe një histori që më ka ndodhur. Unë jam Jon Sadiku, banor i qytetit të Gjilanit. Me profesion, jam Teknik i Dhëmbëve dhe punoj pa pagesë në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare. Para 3 muajve, kam aplikuar për punë pikërisht në institucionin ku kam punuar më parë pa pagesë. Dalja ime në vlerësim ishte e para me 92 pikë, por për arsye që Kryetar i Komunës nuk e kishte favorizuar konkurrentin e tij të preferuar, konkursi u anulua. Pas kësaj, aplikova përsëri dhe dola i dyti me 72 pikë. Problemi kryesor është se në testin me shkrim këtë herë ishin pyetje për materiale si Zirkoni, Metali, Porcelani, Protezat e skeletit, Protezat elastike, të cilat punohen vetëm në laboratorët privatë, si për shembull ku punon konkurrenti Elion Gagica.

Mund të dërgoj një listë të materialeve që përdoren në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilat nuk punohen në vendin ku kemi aplikuar për punë. Atje punojmë vetëm me proteza klasike të thjeshta. Po ashtu, i gjithë stafi i vendit ku kemi aplikuar për punë është në përkrahjen time. Por, kësaj radhe, dyshoj se një person, duket se ia ka dhënë testin e gatshëm konkurrentit Elion Gagicës. Unë dhe kolegët e mi jemi të gatshëm të japim intervistë për këtë çështje para ambulancës dhe kam fakte të ndryshme që Elioni është i afërmi i kryetarit Alban Hysenit.
Po ashtu, kam të ruajtur listat kur kam qenë i pari. Mos harroni të cekim se ky konkurs është anuluar 2 herë radhazi për arsye që nuk kanë dalë në listë konkurrentët që janë të partisë VV. Unë kam plan të vazhdoj në instanca më të larta, por më duhet edhe përkrahja juaj. Do të jap një intervistë që do t’i nxjerrë në pah të gjithë ata që janë përfshirë në këtë parregullsi.”
E dhimbshme, e kundërligjshme, e papranueshme, gjithçka. Kjo padrejtësi ndaj të rinjve, është demotivim për ta ndërtuar jetën në vendlindje.