UBT

Deputetit zviceran s’i hiqet imuniteti, ofendoi kosovarët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni për imunitete i Parlamentit Nacional të Zvicrës, me shumicë votash (5 kundër, 3 pro dhe një abstenim) ka votuar kundër heqjes së imunitetit të deputetit nacional, njëherësh kryetar i SVP-UDC-së, Toni Brunner. Këtë informatë e ka dhënë të martën për mediet në Bernë kryetari i këtij komisioni, Heinz Brand nga SVP, transmeton albinfo.ch.

Kërkesa për heqje të imunitetit kishte ardhur pas rastit që pati bërë bujë në opinionin e këtushëm, kur SVP/UDC në afishet e saj për referendum e kishte shfrytëzuar fjalinë problematike “Kosovarët therin zviceranin”. Me këtë fjali partia në fjalë i referohej therjes së një ish mundësi dhe politikani lokal të SVP-së nga një kosovar, në Interlaken, më 15 gusht 2011. Brunner, nga këndvështrimi i akuzuesit, bartte përgjegjësi objektive si kryetar partie, për tekstet që partia shfrytëzonte në fushatën për referendumin lidhur me dëbimin e të huajve me dosje krimi.

Por, sipas qëndrimit të komisionit për imunitete, vepra penale që i ngarkohet Brunnerit nuk është aq e rëndë sa që interesi për ndjekje penale të tij të mbipeshonte. Por para kësaj, komisioni kishte vendosur me shumicë votash (5 pro, 2 kundër dhe dy abstenime) se në mes të tekstit të afishes dhe pozicionit zyrtar të Brunnerit ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë. Por, në këtë rast, imuniteti parlamentar e mbron deputetin nga ndjekja penale.

ARKATANA

Megjithatë, me këtë votim nuk ka përfunduar e gjithë afera. Ka mbetur edhe komisioni përkatës i Dhomës së kantoneve, i cili duhet të marrë vendimin lidhur me imunitetin në rast se ai vendos njësoj sikur komisioni i Dhomës Nacionale, Brunner përfundimisht i shpëton ndjekjes penale për rastin “kosovar”, shkruan 1815.ch dhe mediet tjera zvicerane online.

Kosovari që kishte therur mundësin zviceran në fyt duke i shkaktuar plagë, ka marrë dënimin me 7 vjet burg vjeshtën e kaluar nga shkalla e parë gjyqësore, për veprën penale tentim vrasjeje me paramendim. Ndërsa Brunner, si kryetar partie pati marrë përgjegjësinë për tekstin e kontestuar. Pasi që një numër gazetash kishin refuzuar të botonin tekstin në formën burimore, ku thuhej në shumës “Kosovarët therin zviceranin” SVP e kishte ndryshuar atë, duke e kthyer në njëjës “Kosovari…”. Megjithëkëtë, partia e përmendur vazhdonte ta konsideronte korrekte edhe trajtën e parë, pasi që në sulmin ndaj mundësit kishin qenë të pranishëm dy kosovarë. Por, gazeta “St.Galler Tagblatt” e cila e kishte publikuar trajtën burimore (në shumës), më vonë kishte kërkuar falje publike. Kjo për faktin se “përmbajtja ndërsyese” e tekstit ishte publikuar pa iu nënshtruar kontrollit. Me këtë tekst, sipas gazetës ishte fyer një popull i tërë.

Më vone, dy kosovarë kishin ngritur padi për diskriminim në bazë race . prokuroria e Bernës kishte inciiauar lëndën por pastaj e kishte ndërprerë atë në janar të këtij viti. Por ndërkaq në muajin maj Gjykata e Lartë e Bernës ka vendosur që Prokuroria e përgjithshme e Bernës duhet të ndjekë rastin dhe atë t`ia kalojë në gjykim një gjykate. Si rezultat, prokuroria në fjalë kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Brunnerit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.