UBT

Deputeti zviceran: Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka Vuçiq, Putin e fashistë serbë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë konflikt mes Kosovës dhe Serbisë – por sipas tij ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë.

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”.

Fundamenti

“Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar Wermuth në Twitter.

Reagimi i tij erdhi kur të dielën dhjetëra ultra-djathtistë serbë u mblodhën pasditen e së dielës në anën serbe të vendkalimit kufitar, Jarinjë, që ndan Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për popullin serb në Kosovë.

Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.