RCCOLA

Deputeti socialist kërcënon Mero Bazen

/ 1 minutë lexim

Koço Kokëdhima, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, ka kërcënuar sot përmes një e-maili botuesin e gazetës TemA, Mero Baze, në emër të pushtetit të pas 23 qershorit.

Në një reagim ndaj editorialit të Mero Bazes, Kokëdhima e krahason atë me Berishën dhe premton se do të merret me të pas 23 qershorit. Ja e-maili i Kokëdhimës dërguar gazetës TemA:

“I dashur Mero,

E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua.

RCCOLA

Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua.

Miqësisht

Koço Kokëdhima”.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, duke komentuar kërcënimin, tha se e vetmja gjë pozitive qenka premtimi se: ““nuk ka kohë” pasi shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha” .