UBT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë pret që Lugina t’i bashkangjitet Kosovës

/ 1 minutë lexim

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, tha se pret që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Hasani tha se pret që zgjidhja të jetë në atë mënyrë që këto komuna t’i bashkëngjiten Kosovës.

Ai i tha agjencisë Beta se kërkesa zyrtare për përfshirjen e Luginës së Preshevës në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është shkruar në një letër, të cilën përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Qeverisë së Kosovës.

Eco Higjiena

“Ne besojmë se do të jemi të përfaqësuar në negociata”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se “kërkesa jonë lidhet vetëm me bashkëngjitjen në Kosovë, pasi mendojmë se është e mundur të arrihet një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit “.