GRANDEMALL

Deputeti shqiptar i Hamburgut, Sami Musa, kalon në FDP

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vjeshtën e vitit të kaluar ai dha dorëheqjen fillimisht nga partia (SPD) dhe pak më vonë edhe nga grupi parlamentar, duke vepruar si i pavarur.

Politikania e FDP-së Anna von Treuenfels-Frowein nuk do të jetë më një luftëtare e vetme nga partia e saj, në Parlamentin e Hamburgut.

Sami Musa, i cili ishte zgjedhur nga radhët e SPD-së në vitin 2020, u është bashkuar liberalëve (FDP-së), të hënën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Por, të hënën në mbrëmje FDP dyfishoi befasisht mandatet në parlament. Shkak për këtë është bërë hyrja në këtë parti e deputetit, Sami Musa.

Musa ka qenë anëtar i SPD-së, i cili ka hyrë në parlament në zgjedhjet e vitit 2020 përmes listës së socialdemokratëve. Në vjeshtën e vitit të kaluar ai dha dorëheqjen fillimisht nga partia dhe pak më vonë edhe nga grupi parlamentar, shkruan welt.de.

Ndonëse 37-vjeçari në atë kohë pati thënë se nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje, ai ishte mjaft i paqartë rreth arsyeve të largimit. Muaj më vonë, në një intervistë për punën e tij si deputet i pavarur ai pati deklaruar se ndihej më i lirë të shprehte mendimin e tij për politikën e Senatit duke qenë jashtë SPD-së dhe grupit parlamentar të saj. Siç dihet, në Hamburg, SPD qeveris së bashku me të Gjelbërit.

Sami Musa është djali i pronarit të njohur të restoranteve, Xhelil Musa, i cili kishte ardhur në Hamburg nga Kosova, në vitet 1970, transmeton albinfo.ch. Deri pak para se të bëhej parlamentar, Sami Musa drejtonte hotelin dhe restorantin e familjes, “Grüne Tanne” në Hamburg-Marmstorf.

“I pakënaqur me politikën e SPD-së për koronën”

Si një “gastronom temperament” ai ndihet i përkushtuar ndaj ekonomisë, veçanërisht ndaj gastronomisë së qytetit, ka thënë Musa në një deklarim të tij, të martën.

FIDANISHTJA

Politika e koronës, e udhëhequr nga Senati ka goditur rëndë sektorin e hotelierisë. “Nuk jam dakord me këtë qasje”, thotë Musa, duke treguar kështu njërën nga arsyet e anëtarësimit të tij të tashëm në FDP. Duhet të zhvillohen plane më të zgjuara për të mbrojtur kompanitë dhe për të siguruar fuqinë ekonomike në qytet, shpreet ai.

Shefi i FDP-së së Hamburgut ka përshëndetur hyrjen e Musës në partinë e tij. Me dy deputetë, FDP në Hamburg mund të “shfaqet edhe më dukshëm në parlament”, thotë ai.

Hyrja e Sami Musës në FDP nuk ka asnjë ndikim në balancën e pushtetit në parlament. Me gjithsej dy deputetë, Musa dhe von Treuenfels-Frowein, FDP mbetet pa grup parlamentar dhe, partia me më së paku mandate.

SPD në Hamburg ka pasur 53 deputetë që nga largimi i Musës ndërsa të Gjelbrit, 33.

Megjithatë, largimi i 37-vjeçarit nga grupi kishte shkaktuar pakënaqësi, përcjell albinfo.ch. Qenë ngritur disa zëra që Musës t`i merrej mandati. Por Sami Musa thotë se hyrja e tij në parlament ishte arritur kryesisht të njerëzve që kishin votuar atë personalisht dhe jo partinë.

Deputeti shqiptar i Hamburgut, Sami Musa, kalon në FDP

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.