RCCOLA

Deputeti i VV-së që voton pro Trustit, nuk ka ndryshuar qëndrim

/ 2 minuta lexim

Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Trustin.Të tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK përkrahin tërheqjen deri në 30 % të kursimeve pensionale.

Mendim të njëjtë me to ka edhe Fatmir Humolli, ani se i takon grupit të deputetëve të Vetëvendosjes, partisë në pushtet e cila është kategorikisht kundër një nisme të tillë.“Unë nuk kam ndërruar qëndrim. Do të votoj pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti”, u shpreh Humolli.

Fundamenti

Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin vjen në Kuvend pas mbledhjes së mbi 20 mijë nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës.Humolli e arsyetoi qëndrimin e tij të kundërt që ka me partinë karshi kësaj teme.“Sa humbin mjetet nëpër kompani ndërkombëtare, më mirë t`i marrin qytetarët”, theksoi Humolli.

Krejt në fund, deputeti i VV-së, i apeloi Qeverisë që Trustin Pensional ta transformojë në Bankë Shtetërore.“Trusti pensional me u shndërru në Bankë Shetërore, siç kishte premtuar Kurti gjatë fushatës. Trusti Pensional me u shndërru në fond investiv që krijon 80 mijë vende të punës. Nëse do të ndodhte kjo, qytetarët nuk do t`i kërkonin këto mjete”, deklaroi Humolli për “Front Online”.