Deputeti i PDK’së : Ndërkombëtarët vendosin se kur mbahen zgjedhjet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani ka deklaruar se vetëm ndërkombëtarët vendosin se kur vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, problemet e brendshme në Kosovë duhet të zgjidhen me ose pa detyrim.
Por, ai ka theksuar për Indeksonline se zgjedhjet do të mbahen tek më 2018.
“Nuk ka zgjedhje. Më herët kam thënë se kanë qenë rrethanat politike për më hy në zgjedhje për të dalë nga situata. Tani nuk kemi zgjedhje. Tani jemi në fazën ku problemet duhet të zgjidhen brenda institucioneve qe i kemi më të mirë apo të keq me detyrim apo pa detyrim. Partitë duhet pritur afatin e rregullt kohor që është vitit 2018 për të shkuar në zgjedhje. Ndërkombëtaret e kanë marrë situatën në dorë dhe ata do të përcaktojnë se kur vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Hasani.


