ARKATANA

Deputeti i LVV-së: Qeveria Kurti nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Bajrami duke u zotuar se diçka e tillë nuk do të bëhet, ka thënë se në të kaluarën rezistenca në raport me këtë gjë, ka qenë më e vogël.

Madje ai ka vlerësuar se opozita po e dëmton strategjinë negociuese të Kosovës në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Mobi Casa

“Në shumicën e kohës në Kosovë opozita dëmtojnë edhe strategjinë negociuese në tavolinë me Serbinë. Nuk do të ketë Zajednicë. Asociacion me kompetenca ekzekutive të ashtuquajtur Zajednicë nuk do të ketë. Këtë ua sigurojë të gjithë qytetarëve. Në të kaluarën rezistenca ka qenë e vogël në raport me këtë. E ka cekur kryeministri Kurti që marrëveshja për asociacionin është e ndërlidhur. Ne e kemi bërë të qartë që marrëveshja për Asociacionin sikurse në marrëveshjen bazë të Brukselit por edhe në aneksin e Ohrit nuk është në krye të gjase, nuk është në krye të listës”, është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Më tej, Bajrami ka thënë se, kryeministri aktual, Albin Kurti këtë pozitë do ta ketë edhe për një mandat dhe një Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk do të ndodhë as atëherë.

“Deri më tani asociacioni është bërë shumë herë po t’i kishim dëgjuar diskutimet publike, por edhe në Kuvend. Po nuk po ndodhë dhe nuk do të ndodhë. Do ta shihni edhe në mandatin e ardhshëm prapë do të jetë kryeministër Albin Kurti dhe prapë nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.