Deputeti i LDK-së: Mandatarin e marrim shpejt, Qeveria nuk kryhet përgjatë kësaj jave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se LDK janë duke pritur veprimin e presidentit.
Ai tha se LDK pret që presidenti t’ia jap përgjegjësinë LDK-së.
“Këtë javë do të merret mandatari, por nuk besoj që brenda javës do të mbyllet formimi i Qeverisë së re”, tha ai në Televizionin Publik.
Selamnaj tha se janë në kontakt edhe me dy partitë- AAK e Nisma për formimin e qeverisë së re.
Deputeti i LDK-së ka theksuar se nuk kanë “krizë” numrash për formimin e Qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se është ndjerë i mashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.