ARKATANA

Deputeti i LDK-së: Kurti po kërkon situatë të favorshme politike për zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarrit qëllimshëm konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se këtë tash po e bëjnë përmes “lojës politike me nënkryetarin e Kuvendit”.

Xhaferi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po kërkon një situatë politike të favorshme për ta quar vendin në zgjedhje.

“Pas Qeverisë, kemi edhe një Kuvend që nis funksionin jokushteues. Kjo Qeveri ka një vendim të Gjykatës Supreme ku kryeministri dhe ministrat do duhej të ishin në Kuvend e jo në Qeveri. Ka tendencë të LVV-së për moskonstitumin e Kuvendit pikërisht me lojën politike për nënkryetarin. Krejt kjo situatë nga z. Kurti zvarritet me qëllim që të prodhohet ndonjë situatë politike që të fiton poenë politikë dhe të shkojmë në një proces të ri zgjedhor”, ka thënë ai në Tëvë1.

Xhaferi ka thënë se zgjedhja e nënkryetarëve nuk është bërë sipas praktikave të mëparshme.

“Për ne realisht është shkel Kushtetuta”, tha ai.

Fundamenti

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 gusht, duke marrë 73 vota.

Ai u votua edhe nga PDK-ja e AAK-ja.

Në të njëjtën ditë janë votuar edhe tre nënkryetarët e Kuvendit nga grupet më të mëdha parlamentare të parive shqiptare dhe ai nga komuniteti joserb.

Por, ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Pavarësisht, mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb, kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka thënë se kuvendi është i konstituuar, pasi sipas tij pika e katërt e seancës konstituive është ezauruar.

Për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb nuk kanë marrë votat e mjaftueshme asnjë nga deputetët e Listës Serbe, por as i vetpropozuari Nenad Rashiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.