Uji Dea

Deputeti i Bundestagut Juratovic: Të ratifikohet Demarkacioni

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Deputeti i Bundestagut Josip Juratovic thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi. Çështje tjetër sipas tij është luftimi i korrupsionit. Deputeti gjerman tha se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindroma Sanader.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë deputeti i Bundestagut, njëhkohësisht nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Josip Juratovic.

Për RTK’në ai thotë se deputetët e parlamentit të Kosovës duhet që sa më parë të ratifikojnë demarkacionin.

Hidromorava

Çështje tjetër sipas Juratovic është se krahas luftimit të korrupsionit klasa politike duhet tu krijojë mirëqenie ekonomike qytetarëve të Kosovës.

Thotë se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindromi Sanader.