UBT

Deputeti Haziri i jep mbështetje Universitetit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Universitetin e Gjilanit të premten e ka vizituar Lufti Haziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Komisionit parlamentar për Integrime evropiane dhe kandidatë për kryetar të Gjilanit.

Haziri është pritur nga Arben Dërmaku ushtrues detyre i UGJ dhe Sabri Tahiri e Flamur Hyseni.

Haziri është interesuar për procesin e themelimit dhe mbarëvajtjen e punëve dhe funksionimin e Universitetit për çka shprehu gatishmëri dhe përkrahje të vazhdueshme në këtë fazë të konsolidimit të UGJ-ës.

Mobi Casa

Arben Dërmaku ndërkaq ka shprehur mirënjohje për interesimin e treguar dhe mbështetjen, duke e njoftuar Hazirin për zhvillimet dhe sfidat që e presin UGJ-ën në këtë fazë konsoliduese , por edhe për hapat e mëtejmë të funksionalizimit dhe strategjinë zhvillimore të UGJ-ës, si në aspekt infrastrukturorë, administrativ dhe atë akademik.

Në takim është diskutuar për mundësitë e hapjes së fakulteteve dhe programeve të reja të cilat do të ofrojnë mundësi studimi për interesat e përgjithshme dhe interesimin e studentëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: