ARKATANA

Deputeti gjerman i kërkon sqarime KE-së: Kosova aplikoi 8 muaj më parë, asgjë nuk ndodhi deri tani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti gjerman, Knut Abraham i ka kërkuar sqarime Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm të Bashkimit Evropian tetë muaj më parë. Ai ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur deri tani, kështu që i është drejtuar Këshillit të Ministrave.

“8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë, asgjë nuk ka ndodhur. Sot pyeta Këshillin e Ministrave, kur ata më në fund planifikojnë që aplikimin e Kosovës ta referojnë te Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka shkruar në Twitter Abraham.


Në pyetje që Abraham ia ka drejtuar Këshillit të Ministrave, argumenton se si në rastet kur Shqipëria dhe Jugosllavia kishin aplikuar për anëtarësim në KE, ato ishin trajtuar me shpejtësi.

Uji Dea

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Federata e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka argumentuar Abraham.

“Që kur Kosova aplikoi për anëtarësim më 12 maj 2022, Këshilli i Minsitrave nuk e ka pyetur Asamblenë Parlamentare për njjë opinion nëse janë plotësuar kriterete për anëtarësim”, ka shtuar ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.