Mobi Casa

Deputetëve u kushton nga 1 euro hoteli në Bruksel

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Albin Kurti, së bashku me gjithë anëtarët tjerë të komisionit do të qëndrojë katër ditë në Bruksel në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa të gjithëve do t’i u duhet që të nxjerrin para nga xhepi për të paguar fjetjen gjatë qëndrimit atje. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, teksa Kurti ka folur për agjendën e takimeve, i ka njoftuar kolegët se kanë rezervuar një hotel afër institucioneve të BE-së ku do të zhvillohen takimet.

Mirëpo, fjetja në këtë hotel, sipas Kurtit, për një natë kushton 130 euro, ndërsa Kuvendi duke u bazuar në rregullore të shpenzimeve jashtë vendit, nuk u ka ndarë më shumë se 129 euro. Pavarësisht kërkesave për të mbuluar tërë këtë shpenzim, kreu i Vetëvendosjes ka thënë se do t’i duhet secilit anëtar që ta paguajë vetë nga 1 euro shtesë.

Mobi Casa

“Kuvendi i Kosovës në bazë të rregullës së vetë financiare na paguan hotelin deri në masën prej 129 eurosh, ndërsa hotelin që e kemi rezervuar kushton 130 euro. Kjo duket pak e çuditshme por e kemi rezervuar atë hotel për shkak se është shumë afër me Parlamentin Evropian dhe nuk kemi nevojë të humbim kohë në transport, që i bie individualisht ta shtojmë për çdo natë nga 1 euro. Duhet t’i ndjekim rregullat”,ka thënë Kurti…(Tribuna).