ARKATANA

Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur Kuvendi po shkon në përpjekje të pandërprera për konstituim, njohës të politikës kërkojnë konsensus nga partitë politike për ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon askujt, e nuk është as zgjidhje për dalje nga ngërçi. Analistët thonë se qytetarët po varfërohen e shteti po dëmtohet në mungesë të formimit të institucioneve.

Të dielën do të bëhet përpjekja e radhës e ligjvënësve për konstituimin e Parlamentit.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare, njohës të fushës thonë se konsensusi politik është i domosdoshëm për të dalë nga ngërçi.

Sipas tyre, me qëndrimet aktuale të partive politike, as shkuarja në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhë situatën.

“Besoj se do të zhgënjehen të gjithë nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do të ketë ndonjë lëvizje dramatike në përqindje. Do t’i kemi përafërsisht të njëjtat rezultate – kjo do të jetë fatkeqësia, sepse do të kemi një ngërç tjetër edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha për RTK-në Argjend Zejnaj, njohës i politikës.

Eco Higjiena

Analistët shprehen optimistë se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, pavarësisht faktit se as Lëvizja Vetëvendosje, e as ish-opozita nuk i kanë votat për të themeluar qeverinë.

Sipas Jeton Halimit, politikanët kanë dëmtuar shtetin mjaftueshëm gjatë më shumë se gjysmë viti, ndaj nuk kanë më kohë për të humbur.

“Çdo lëvizje është në dëm të popullit dhe institucioneve. Duhet të formohen institucionet sa më shpejt”, tha Halimi.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat deputetëve që deri më 18 shtator të zgjedhin krye-parlamentarin dhe nënkryetarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.