Fundamenti

Deputetët, shtatë rroga për 22 ditë punë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

U paguan 7 muaj, e punuan vetëm 22 ditë – nga 8 deri më 30 dhjetor. Janë në pushim deri pas datës 15 janar. Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë vazhduar pushimin e festave të fundvitit, pavarësisht faktit se ata qëndruan pa bërë gjë gjatë gjashtë muajve të ngërçit institucional. 120 deputetët e Kuvendit, që nga certifikimi i tyre, morën me rregull pagat mujore, që janë më shumë se 1500 euro për muaj, ndërsa u angazhuan në seanca vetëm nga 8 dhjetori kur u konstituua Kuvendi deri më 30 dhjetor kur u miratua Buxheti i Kosovës për vitin 2015.

Nga ajo ditë, më nuk ka asnjë aktivitet të deputetëve të zgjedhur, pavarësisht faktit se Kuvendi për shkak të zgjedhjeve të qershorit dhe bllokadës institucionale të mëvonshme nuk arriti të përmbushë as për së afërmi planin e punës, duke lënë pa miratuar një numër të madh ligjesh, përfshirë edhe ligjet që po kërkohen me urgjencë siç është ai për ndalimi e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Gjykatën Speciale.

Por, si është rregulluar çështja e pushimit dimëror për deputetët?

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit, thotë për Politiko.net se data e pushimit është e rregulluar me Kushtetutë.

“Realisht, kjo është çështje paksa më komplekse, sepse marrja e pushimit ose data e fillimit të pushimit është e rregulluar me Kushtetutë të Kosovës, ku thuhet se të hënë e tretë të muajt janar fillon sesioni pranveror”, thotë Selmanaj.

“Por, unë mendoj se deputetët përkundër se parashikohet me Kushtetutë, do të duhej të kishin mirëkuptim, sepse nuk kanë punuar për 6 muaj, prandaj do të duhej të kishin një qasje tjetër”.

FITORJA

“Ne kemi pasur një situatë të jashtëzakonshme në Kosovë, kemi humbur gjashtë muaj të politikës, kemi humbur gjashtë muaj të aktiviteteve qeveritare dhe të marrjes së vendimeve të rëndësishme për vendin, madje miratimin edhe të një sërë ligjesh të cilat nuk janë vetëm obligime të brendshme, por edhe obligime ndërkombëtare”, thotë analisti dhe monitoruesi i punës së Kuvendit, Driton Selmanaj për Politiko.net.

Moralisht, sipas tij, deputetët është dashur të kthehen menjëherë pas festave në punë për shkak të mospunës së tyre në gjashtë muajt e kaluar.

“Për gjashtë muaj ne kemi shkelur Kushtetutën, kemi shkelur afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve, dhe në qoftë se ne për gjashtë muaj e futëm vendin në krizë, atëherë besoj se do të duhej të kishte një racionalitet në qarqet e deputetëve, dhe ata do të duhej, së paku, menjëherë pas vitit të ri të shkojnë me punë”.

Sipas tij, paga e deputetëve është 1,480 euro.

“Gjithsesi ne kemi thënë disa herë se nuk është e rëndësishme shuma e parave të cilat po i harxhon shteti i Kosovës, por ne mendojmë se papërgjegjësia politike e deputetëve është më e rëndë dhe ajo do të duhej të ndëshkohej”, tha Selmanaj. /Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.