KKVITI

Deputetët shqiptarë kërkojnë shkarkimin e Stankoviqit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetët popullorë nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar ndërrimin e kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevës dhe Medvegjë Zoran Stankoviq.

Këtë kërkesë kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ia kanë drejtuar deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, për arsye, siç thuhet, ndikimit të dobët politik të Stankoviqit.

“Në takimin me kryeministrin e Qeverisë së Serbisë kemi kërkuar shkarkimin e Zoran Stankoviqit, pasi vlerësojmë se do të ishte më mirë që këtë funksion ta marrë dikush që ka ndikim më të madh politik. Mund të themi se në këtë detyrë do të mund të ishte ndonjë ministër në Qeveri. Se kryetari i tanishëm i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq nuk ka ndikim politik tregon periudha e kaluar dhe nuk jemi të kënaqur me punën e tij që nga koha kur ai është në krye të Trupit Koordinues”, ka thënë Kamberi, transmeton OK Radio.

Uji Dea

Ai ka shtuar se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë është shumë e rëndë dhe se deputetët popullor kanë kërkuar që në ndonjërën nga seancat e parlamentit të Serbisë të diskutohet rreth kësaj gjendje.

“Të gjitha problemet tona ia kemi paraqitur kryeministrit Vuçiq. Na ka premtuar se deputetët në Parlamentin e Serbisë do të diskutojnë rreth kësaj pasi që duhet të merren parasysh problemet e shqiptarëve në jug të Serbisë”, tha Kambeti.

Për momentin dy deputetët nuk kanë propozim konkret se kush do të mund të ishte kryetar i ri i Trupit Koordinues, mirëpo thonë se kjo gjithsesi duhet të jetë nga partia e cila drejtonë Qeverinë e Serbisë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.