Mobi Casa

Deputetët ‘sekretë’ të Kadri Veselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës, ku kandidat për kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli, koalicioni PAN nuk jep detaje për çështjen e numrave. Nuk dihet ende se cilët do të jenë deputetët që do ta votojnë ish-shefin e SHIK-ut edhe për një mandat në krye të Kuvendit.

Për më shumë se një muaj drejtues të koalicionit PAN vazhdojnë të deklarojnë se i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend për ta zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn kryeministër të ri.

Por, as një ditë para seancës së Kuvendit ata nuk janë në gjendje t’i zbulojnë emrat e deputetëve nga grupet tjera parlamentare që do t’i votojnë kandidatët e tyre për drejtimin e dy institucioneve më të larta shtetërore.

United Hospital

Ende mbahen sekretë emrat e deputetëve që do ta votojnë nesër edhe për një mandat në krye të Kuvendit ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, apo pasnesër Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë.

Në anën tjetër, mediet kanë lakuar emrat e deputetëve Teuta Rugova dhe Labinot Tahiri se do të mundë t’i votojnë kandidatët e PAN-it, në kundërshtim me qëndrimin e koalicionit LAA, pjesë e të cilit zyrtarisht janë këta deputetë.

Ndërsa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë pohuar se janë unikë në votën e tyre dhe se nuk do ta votojnë PAN-in./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.