Fundamenti

Deputetët popullor kërkojnë zgjidhje urgjente me nostrifikimin e diplomave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta deputetët Shqiptarë në parlamentin qendrorë në Beograd iu drejtuan me shkrim kryetarit të Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq, pasi që paraprakisht iu kishin drejtuar edhe ministrit të arsimit Verbiq dhe ministrit të shëndetësisë Llonçar lidhur me probleme të ndieshme jetësore.

Në këto shkresa posaçërisht u kërkua zgjidhje urgjente për çështje të pazgjidhura lidhur me nostrifikimin e diplomave të univerziteteve të Kosovës si dhe për maternitetin e Preshevës që nuk po hapet edhe një vit pas rikonstruimit të objektit përkatës dhe furnizimit me pajisje të nevojshme.

Është e njohur se Gjykata Kushtetuese e Serbisë kishte shpallur joligjor vendimin e Qeverisë serbe të vitit 2012 të bazuar në marrëveshjen përkatëse të Brukselit. Edhepse më vonë në nëntor të vitit të kaluar kjo qeveri ka aprovuar një vendim të ri për zgjidhjen e këtij problemi, nostrifikimi i diplomave të univerziteteve të Kosovës është ndërprerë sepse menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është ndërprerë puna e zyrës SPARK që i koordinonte punët me Asociacionin e univerziteteve Evropiane.

Për këto arsye një numër i konsiderueshëm i të diplomuarëve në univerzitetet e Kosovës por edhe një numër i mjekëve, të cilët specializimet i kanë kryer në Kosovë, kanë aktualisht probleme shumë serioze për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore.

Hidromorava

Kur dihet se problemi i diplomave të univerziteteve të Kosovës ishte rregulluar me marrëveshjen përkatëse në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputetët iu drejtuan për këtë çështje të ndieshme edhe kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa si dhe ambasadorit të Delegacionit të Unionit Evropian, Michael Davenport.

Në letrën drejtuar kryeministrit Mustafa, përveç këtij problemi, u potencua posaçërisht edhe rëndësia e çështjeve tjera të ndieshme siç janë zgjidhja e problemit të mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës si dhe çështja e qarkullimit të lirë, që do të zgjidhej me anë të kartonit të gjelbërt si dhe me hapjen e rrugëve lokale të rëndësishme që janë të mbyllura qysh nga koha e luftës në Kosovë.

Ndërsa nga kryeministri Vuçiq u kërkua që pos zgjidhjes së këtyre problemeve urgjente Qeveria serbe të fillojë t’i zgjidhë edhe problemet e ndieshme jetësore të përfshira me Programin e delegacionit të përfaqësuesve legjitim Shqiptarë të paraqitur qysh në fillim të vitit 2013, ka shkruar në deklaratën e kryetarit të PVD-së Riza Halimi./presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.