Uji Dea

Deputetët opozitar: Demarkacioni është i lidhur me fatin e karriges së Mustafës!

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Deklarata në të cilën nënkryetarit i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka aluduar se ata që janë kundër demarkacionin, po e cenojnë Malin e Zi, është cilësuar s’i një deklaratë e kot nga deputetët opozitar. Sipas tyre, kundërshtimi i marrëveshjes për demarkim të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po bëhet për ta mbrojtur territorin e vendit, pasi që siç thonë ata, nga kjo marrëveshje Kosova rrezikon t’i humbë mbi 8 mijë hektar tokë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “Nisma për Kosovë”, Zafir Berisha tha për “Gazeta Blic” se edhe Haliti, është në dijeni që nuk po cenohet Mali i Zi nga kjo marrëveshje, por sipas deputetit opozitar, nënkryetarit të Kuvendit nuk po i intereson kjo çështje dhe është duke i shërbyer politikave ditore.

“Xhaviti, ja ka fut kot me atë deklaratë, ai e din që se kemi cenuar asnjë shtet, ai atu i ka livadhet e veta, por me këto deklarime po i shërben politikave ditore. Kosova është duke e mbrojtur territorin e vet, kauza jonë është kundër demarkacionit. Deklarata e Halitit po ma çon mallin si ato kushtet e Mustafës, jo po mbesim pa ushtri nga mos zgjidhja e kësaj çështje, jo po mbesim pa viza, deklaratë koti”, tha Berisha, raporton gazetablic.com

Ndryshe çështja e Demarkacionit, është vlerësuar si çështje e fatit të karriges së Kryeministrit Isa Mustafa, nga Berisha, pasi që siç thotë ai, nëse dështon kjo marrëveshje Kryeministri duhet të jap dorëheqje nga posti i tij.

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është çështje e fatit të karriges së Mustafës, mos kalimi këtij versioni nënkupton që Isa, duhet të shkojë në shtëpi dhe të jap përgjegjësi për këtë marrëveshje”, tha ai, raporton gazetablic.com

ARKATANA

Kundër asaj çfarë ka thënë nënkryetari i Kuvendit është shprehur edhe deputeti nga AAK-ja, Bali Muharremaj. Ai për “Gazeta Blic” ka mohuar se po bëhet cenimi i Malit të Zi, me kundërshtim të marrëveshjes për ndarje të kufirit.

“Partitë që janë në opozitë s’po kërkojnë asgjë me tepër, vetëm kufiri i caktuar në vitin 1945-46 të jetë aty ku është”, tha Muharremaj.

Edhe deputeti tjetër nga AAK-ja, Daut Haradinaj është shprehur kundër deklaratës së Halitit, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Sipas, Hardinajt askush s’po e cenon askend me kundërshtimin e kësaj marrëveshje për demarkim të kufirit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.