UBT

Deputetët në kafe, nuk votohet ndryshimi i buxhetit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në mungesë kuorumi nuk u votua Projektligji i ndryshuar për buxhetin, me të cilin të hyrat bien për 52 milionë, shkruan sot Koha Ditore.

Deputetët e paktë në sallën e Kuvendit të enjten vetëm kanë debatuar për Projektligjin e ndryshuar të buxhetit, pasi, kur doli në votim, nuk pati kuorum.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i kërcënoi deputetët me mbyllje të bufesë, sepse, siç tha, ata më shumë po rrinë në kafe se në seancë.

ARKATANA

Në lidhje me Projektligjin, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se pas rivlerësimit të bërë në buxhet të hyrat do të bien për 52 milionë euro apo 3.2 për qind.

Por opozita ka kritikuar buxhetin e propozuar nga Qeveria, sipas të cilëve kryeministri shkeli premtimin duke mos krijuar 120 mijë vende të punës.

http://koha.net/?id=27&l=65782