UBT

Deputetët mund ta befasojnë Qeverinë ‘Mustafa’

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse mandati i tanishëm qeverisës PDK-LDK ishte arsyetuar nga themeluesit e tij në fillim, si koalicion i “elefantëve”, që do të merrej me zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme të shtetit, me zhvillim të hovshëm ekonomik dhe bërjes së ushtrisë, përveç brishtësisë funksionale që ka dëshmuar deri më tani dhe përplasjes së pareshtur me opozitën, po e dëshmon të kundërtën.

Plot deputetë nuk e duan më koalicionin e “elefantëve”.

“Nuk ka hapësirë për t’u ndier të befasuar, as LDK-ja dhe as PDK-ja, nëse ndodh që këta deputetë, të cilët u kanë dalë “dore” liderëve të tyre, ta votojnë mocionin e përmendur të mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Mustafa'”, tha analisti Albinot Maloku për “Kosova Sot”,raporton Gazeta Kosova Sot,

Edhe pse mandati i tanishëm qeverisës PDK-LDK ishte arsyetuar nga themeluesit e tij në fillim, si koalicion i “elefantëve”, që do të merrej me zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme të shtetit, me zhvillim të hovshëm ekonomik dhe bërjes së ushtrisë, përveç brishtësisë funksionale që ka dëshmuar deri më tani dhe përplasjes së pareshtur me opozitën, po e dëshmon të kundërtën.

Hidromorava

Sipas analistëve politikë, zhvillimet në vend po tregojnë se krejt kjo klasë politike e lidhur me krimin dhe korrupsionin nuk sheh asgjë para vetes, përveç betejës për kapjen e shtetit. Mungesa e dialogut të brendshëm politik për interesin e shtetit ka degraduar në ekstrem këtë mandat të fundit qeverisës, ku koalicioni me ngulm po synon përmbushjen e detyrimeve të dëmshme për Demarkacionin dhe Asociacionin, derisa opozita tash provon mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Nga kjo çoroditje e madhe nuk përjashtohet fare mundësia që të befasohet LDK-ja nga një pjesë e opozitës dhe PDK-së në Parlament lidhur me mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Historia mund të përsëritet

Prodhimin e një krize të re politike me rrëzimin e orkestruar të kësaj qeverie dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme nuk e përjashton fare si opsion befasues analisti politik Albinot Maloku. “Nuk është hera e parë që në Kosovë rrëzohet Qeveria përmes mocionit të mosbesimit, mirëpo ka një dallim nga hera e fundit, kur u votua mocioni i mosbesimit, dhe tani. Në atë kohë ishte partneri i koalicionit qeverisës AKR-ja që e inicioi mocionin e mosbesimit dhe PDK-ja e votoi po ashtu. Nëse kjo përsëritet atëherë me siguri do të ketë sukses kjo iniciativë, e kundërta mbetet të shihet”, është shprehur ai. “Deri më tani ka pasur deputetë si nga LDK-ja, si nga PDK-ja që kanë refuzuar njëri-tjetrin e që potencialisht janë të gatshëm ta rrëzojnë koalicionin aktual. Bazuar në këtë, konsideroj se nuk ka hapësirë për t’u ndier të befasuar, as LDK-ja dhe as PDK-ja, nëse ndodh që këta deputetë, të cilët u kanë dalë “dore” liderëve të tyre, ta votojnë mocionin e përmendur të mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Mustafa'”, tha analisti Maloku për “Kosova Sot”.

Detyrat e pakryera Sipas Blerim Burjanit, është shumë pak e pritshme që vendi të mund të sfidohet me zgjedhje të reja përderisa nuk përmbyllen pozitivisht Demarkacioni dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe nga Qeveria aktuale. “Këto çështje janë të imponueshme dhe të domosdoshme, Demarkacioni dhe Asociacioni janë obligime që duhet zbatuar. Të dyja këto tema, detyra të marra si garanci për t’i realizuar nga ndërkombëtarët, ky koalicion e ka këtë detyrim. Nuk është bërë rastësisht një format i tillë i koalicionit, por është imponim i qëllimshëm për të kryer këto punë, prandaj ky koalicion ose duhet të kryejë këto obligime pa bërë lojëra politike duke i hedhur topin e fajësisë sa njërit sa tjetrit, ose duhet të shkohet në zgjedhje. Pra, fati i këtij koalicioni është në atë se si dhe kur do të veprojë… nëse i kryen këto detyra”, ka theksuar ai. Sipas Burjanit, deri më tani po shihet që stagnimi është i madh në këto detyra dhe nuk po ka rezultat, as për këto dhe as në tema të tjera, siç janë zhvillimi ekonomik, mbrojtja shëndetësore, reduktimi i premtuar i dikastereve ministrore si pjesë e reformave në institucione etj.”Nuk është bërë asnjë hap pozitiv përpara dhe zgjedhjet mund të jenë befasi, por e keqja është që në këtë situatë të tanishme nuk ka alternativë tjetër serioze”, potencoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.