Deputetët kukulla ia lanë dorën e lirë Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën

Analistët politikë dhe qytetarët e anketuar, duke parë dështimin e Kuvendit të Kosovës që ditën e enjte ta miraton një rezolutë, sipas së cilës do t’i ndalohej presidentit Hashim Thaçi që të hapë temën e ndryshimit të kufijve të shtetit në bisedimet me Serbinë, konstatojnë se nga kjo u pa ashiqare që Hashim Thaçi e ka nënshtruar edhe Kuvendin e Kosovës.
Bislimi: Thaçi, me dinakërinë e tij prej gjarpri, i kafshoi partitë e koalicionit
“Karshi Hashim Thaçit dhe jo vetëm e nxori në sipërfaqe edhe lojën plot hipokrizi të kryeministrit Haradinaj, si i nënshtruari i parë i Hashim Thaçit, i cili në njërën anë deklarohet kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, ndërsa në tjetrën e mbështet në Kuvend idenë e tij! “Në rrethanat aktuale, të mbisundimit të Kuvendit nga 52 veta dhe nënshtrimit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga presidenti kuisling, Hashim Thaçi, ky Kuvend duhet të shpërndahet sa më parë, për shkak se është i ndikuar, i gatshëm të zbatojë edhe urdhrat korruptive të presidentit, i cili po bën pazare me territoret e shtetit në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe duke shkelur Kushtetutën e vendit”, thotë analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot” 2
Analistët politikë dhe qytetarët e anketuar, duke parë dështimin e Kuvendit të Kosovës që ditën e enjte ta miraton një rezolutë, sipas së cilës do t’i ndalohej presidentit Hashim Thaçi që të hapë temën e ndryshimit të kufijve të shtetit në bisedimet me Serbinë, konstatojnë se nga kjo u pa ashiqare që Hashim Thaçi e ka nënshtruar edhe Kuvendin e Kosovës.
Sipas analistëve, por edhe qytetarëve të anketuar, tani do të duhej krijuar kushte sa më të fuqishme të krizës institucionale, në mënyrë që ky Kuvend të shpërndahet për shkakun se është i ndikuar e i gatshëm të zbatojë edhe urdhrat korruptive të presidentit kuisling, i cili po bën pazare me territoret e shtetit, në kundërshtim e shkelje të Kushtetutës, sepse dështimi i opozitës për ta bllokuar dialogun për territoret e kufijtë e vendit, që po e zhvillon presidenti ynë me homologun serb, është edhe një tregues i pafuqisë parlamentare për ta penguar ndarjen e Kosovës nga kjo legjislaturë e tanishme.
Sipas analistit politik Florim Zeqa, pikërisht seanca e fundit e Kuvendit e testoi shumicën parlamentare dhe me këtë test vërtetoi faktin e nënshtrimit të deputetëve, atyre të pozitës, karshi Hashim Thaçit dhe jo vetëm e nxori në sipërfaqe edhe lojën plot hipokrizi të kryeministrit Haradinaj, si i nënshtruari i parë i Hashim Thaçit, i cili në njërën anë deklarohet kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, ndërsa në tjetrën e mbështet në Kuvend idenë e tij! “Në rrethanat aktuale, të mbisundimit të Kuvendit nga 52 veta dhe nënshtrimit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga presidenti kuisling Hashim Thaçi, ky Kuvend duhet të shpërndahet sa më parë, për shkak se është i ndikuar, i gatshëm të zbatojë edhe urdhrat korruptive të presidentit, i cili po bën pazare me territoret e shtetit në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe duke shkelur Kushtetutën e vendit. Në anën tjetër e kemi dështimin e plotë të opozitës për ta bllokuar dialogun për territoret e kufijtë e vendit, që po e zhvillon presidenti ynë me homologun serb, është edhe një tregues i pafuqisë parlamentare për ta penguar ndarjen e Kosovës. Thënë ndryshe, ky legjislativ për më tepër se përfaqësues i sovranit është shndërruar në marionetë të presidentit dhe oligarkëve të shantazhuar nga Serbia. Votimi i ditës së enjte e dëshmoi gjithashtu se, pavarësisht deklarimeve publike nga partnerët e koalicionit, e vërteta është krejt tjetër sa i përket qëndrimit në raport me presidentin kuisling të Kosovës”, është shprehur analisti Zeqa për gazetën “Kosova Sot”.
Sipas tij, jo vetëm kryeministri, por edhe liderët partnerë të PDK-së, NISMA dhe AAK, në publik thonë se janë kundër ndarjes, por në Kuvend i treguan Kosovës se nuk janë të gatshëm ta ndalin veprimin konkret tëkreut aktual të shtetit. “Po të mos ishte lojë perverse e kryeministrit Haradinaj, së paku deputetët e AAK-së do të duhej ta votonin rezolutën e opozitës, që propozonte përjashtimin nga dialogu të temës për territoret, ndërsa sa u përket deputetëve të NISMA-s u dëshmuan se akoma janë filiale të PDK-së”,theksoi Zeqa. Ai ndryshe i sheh të kapur nga nëntoka edhe të gjithë ata deputetë të opozitës që nuk morën pjesë në votimin e rezolutës ditën e enjte. “Mungesa në votim e disa deputetëve të LDK-së dhe VV-së tregoi gjithashtu për lidhjet e nëntokës së këtyre dy subjekteve politike me SHIK-un dhe PDK-në nga koha e Hashim Thaçit si lider i saj. E vërteta lakuriqe e thotë kështu, sikur ta kishim një opozitë të mirëfilltë, s’do ta kishim një president kaq të papërgjegjshëm e kuisling, që bën ekzibicione politike herë nga “Gazivoda”, e herën tjetër nga Bjellorusia, herë nga lindja e herë nga Perëndimi! Vazhdimësia e këtij Kuvendi, ndër më të paaftit dhe të nënshtruarit që ka pasur vendi, do të jetë me pasoja afatgjata për shtetin, për shkak se mosfunksionimi i Kuvendit me një sundimtar të rrezikshëm, siç është presidenti Thaçi, sovraniteti dhe integriteti ynë janë në rrezik permanent. Për të shmangur këtë rrezik, Kosovës i duhet një përfaqësim tjetër parlamentar, sepse këta deputetë janë të gatshëm të shesin çdo interes nacional e shtetëror, për të zbatuar direktivat e mafio-politikanëve që e kontrollojnë çdo institucion shtetëror”, theksoi analisti Zeqa për “Kosova Sot”.
Bislimi: U zhvesh ashiqare dyfytyrësia e deputetëve kinse rebelë në përbërjen e koalicionit Sipas politologes Liridona Bislimi, ana pozitive e testimit të deputetëve në seancën e së enjtes, ku dështoi sigurimi i votave për ta miratuar rezolutën që ndalon bisedimet me temën e ndryshimit të kufijve, ka të bëjë për faktin se u zhvesh ashiqare dyfytyrësia e deputetëve kinse rebelë në përbërjen e koalicionit, atyre të AAK-së dhe të subjektit tjetër politik NISMA, të cilët me mosvotimin e rezolutës dëshmuan se janë më të nënshtruarit e Hashim Thaçit, së bashku me deputetët e PDK-së.”Rezoluta e LDK-së, e përkrahur nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ mori vetëm 50 vota nga 90 deputetë sa ishin në sallë. Liderët partnerë të PDK-së, NISMA dhe AAK-ja, në publik thonë se janë kundër ndarjes, por në Kuvend i treguan Kosovës se nuk janë të gatshëm ta ndalin veprimin konkret të kreut aktual të shtetit dhe njëherësh me këtë u konfirmua qartë se këto parti e dëshirojnë presidentin Thaçi si negociator të Kosovës kundër Serbisë. Pas dy ditësh seancë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, nuk u miratua rezoluta lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë. Kjo rezolutë e opozitës ishte kundër idesë së Thaçit për kufijtë e Kosovës, apo siç thotë ai, “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pra, pikërisht në momentin që u mendua se kishte unifikim, pozita nuk u pajtua me pikën e rezolutës që kishte të bënte me ndalimin e Thaçit për të diskutuar për territore. Duhet të kujtojmë liderët partnerë të PDK-së, NISMA dhe AAK, e sidomos kryeministri Haradinaj, të cilët në publik thoshin se janë kundër ndarjes, por në Kuvend i treguan Kosovës se nuk janë të gatshëm ta ndalin veprimin konkret të kreut aktual të shtetit. Presidenti po i kryen amanetet e Serbisë, e kryeministri po e mandaton, po e legjitimon nga Kuvendi. Thaçi me dinakërinë e tij prej gjarpri i kafshoi këta parti, si dhe kryeministrin, por si duket ata nuk po e ndiejnë “dhimbjen”, theksoi Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.
Sipas analistes Bislimi, tani po shihet ashiqare që presidenti Thaçi ka kontroll të plotë mbi Kuvendin e Kosovës dhe ky kontroll mund t’i dalë nga dora vetëm nëse krijohen shpejt kushte për zgjedhje të reja. “Seanca e fundit tregoi se Hashim Thaçi e ka nënshtruar edhe Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj ngjarje duhet që sa më parë ky Kuvend të shpërndahet, për shkakun se është i ndikuar e i gatshëm të zbatojë edhe urdhrat korruptive të presidentit kuisling, i cili po bën pazare me territoret e shtetit në kundërshtim e shkelje të Kushtetutës. Kjo seancë, e cila vlerësohet si dështimi i opozitës për ta bllokuar dialogun për territoret e kufijtë e vendit, që po e zhvillon presidenti ynë me homologun serb, është edhe një tregues i pafuqisë parlamentare për ta penguar ndarjen e Kosovës. E pasi që tashmë e kemi të qartë se nga të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta ndalin Hashim Thaçin, tani është koha e fundit të dëgjohet zëri i qytetarit për shtetësinë dhe politikën e gabuar të njerëzve, të cilët kanë në egon e tyre historikun e së ardhmes personale pa pasur platformë politike. Andaj, të thirret një protestë gjithëpopullore, ku kjo do të jetë një goditje e fortë e këtij plani ogurzi për politikën dhe sovranin e Kosovës”, theksoi Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.
Qytetarët: Deputetët janë të paaftë të mbrojnë kufijtë e shtetit Të nënshtruar e shohin Kuvendin e Kosovës nga Hashim Thaçi, pas ditës së enjte, me mosarritjen e konsensusit për ta votuar rezolutën e opozitës në mbrojtje të sovranitetit të shtetit, edhe qytetarët. Qytetari Selver Lenjani thekson se mënyra se si po e bllokon presidenti punën e Kuvendit të Kosovës të bën të besosh se ai e ka privatizuar tërë Kosovën dhe me këtë edhe skenën politike, por kjo nuk duhet të tolerohet nga qytetarët. “Përderisa kjo që po ndodh në Kosovë, në institucionin më të lartë të përfaqësimit të popullit, në Kuvendin e Kosovës, që nga Minski i Bjellorusisë së largët, në brendi të Rusisë dha urdhër Hashim Thaçi që të mos votohet kjo rezolutë e opozitës nga ana e Kuvendit të Kosovës, ashiqare u vërejt dhe u dekonspirua një e vërtetë e madhe, që tregon se të gjitha institucionet, por edhe krejt Kosova, tani për tani, janë në duart e Hashim Thaçit. Kjo të bën të kuptosh se ai sillet me këtë vend sikur e ka privatizuar dhe tani ai ka ardhur deri në atë pikë saqë edhe me territorin e Republikës së Kosovës i jep vetes të drejtë që çfarëdo që dëshiron mund të bëjë. Ky zotëri, po e them me atë fjalorin ndoshta më të vrazhdë, mendon që të na shes territorin, ta copëtojë pak nga pak territorin, për interesat e tij personale, për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale”, është shprehur ai. “Prej vitit 2008, nga shpallja e pavarësisë së këtij shteti, Kosova nuk ka pësuar dëm më të madh se tani, kur në bisedimet me Serbinë po tentohet të hapet tema e ndryshimit të kufijve të njohur ndërkombëtarisht nga ana e presidentit Hashim Thaçi. Koha është që të zgjohen edhe qytetarët e Kosovës në protesta paqësore dhe me anë të protestave të kërkohet edhe shkarkimi i presidentit kuisling, Hashim Thaçi”, theksoi Lenjani për “Kosova Sot”.
Shpërbëje të kësaj legjislature dhe zgjedhje të reja duhet të ketë për të shpëtuar vendin nga tentativat e presidentit për marrëveshje të dëmshme me Serbinë, edhe sipas qytetarit Selatin Fazliu. “Kjo Qeveri dhe ky Parlament që mendojnë se Hashim Thaçi paska të drejtë dhe se është real në idenë e tij për bisedimet me Serbinë, ata mos t’i thonë vetes së janë burra, por le të hyjnë nëpër dimi të grave, nëse arrijnë të gjejnë. Këtu po shihet tani ashiqare qëllimi i këtij plani të bisedimeve, që të rrudhen e copëtohen akoma më shumë trojet shqiptare, kundër të cilit plan duhet të zgjohet populli dhe të protestohet. Mjaft… mjaft ka i ka okupuar e uzurpuar trojet tona gjatë historisë Serbia fashiste, deri në rrethin e Vranjës, të Sokobanjës, Nishit e të Leskovcit, Prokupljes e Kurshumlisë. Këta deputetë, këta qyqarë e servilë të Hashim Thaçit, duhet të vetëshkarkohen nëse nuk duan të presin që t’i shkarkojë populli me protesta, duhet të ndërrohen të gjithë me zgjedhje të reja, deri në një, sepse krejt këta po na dalin antikombëtarë, hajna e rrugaçë”, tha qytetari Selatin Fazliu- Ballisti.
SALIHAJ: HASHIM THAÇI, NJERI I SERBISË Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë për “Kosova Sot” se Hashim Thaçi jo vetëm se po e shkel Kushtetutën e Kosovës, por ai e ka zhvlerësuar atë tërësisht dhe jo vetëm Kushtetutën, por të gjitha institucionet dhe vetë shtetin e Kosovës.”Partitë e pozitës u munduan ta bëjnë një lojë me rezolutën, duke futur pika tjera jorelevante dhe joaktuale për momentin dhe duke e relativizuar esencën e rezolutës, që të mos fokusohet te Thaçi dhe te rreziku i ndarjes së Kosovës. E gjithë kjo tregon se partitë politike janë të përfshira në lojëra të pafund për manipulimin e opinionit dhe jo për ta mbrojtur Kosovën. Por edhe vetë partitë politike e kanë bërë Kosovën plotësisht të varur nga deputetët serbë dhe në këtë mënyrë edhe nga Serbia. Pra, naiviteti, papjekuria dhe babëzia e klasës politike shqiptare për të vjedhë e plaçkitur Kosovën kanë bërë që të jemi të varur plotësisht nga serbët dhe Serbia. Është shumë e qartë se në këtë situatë Hashim Thaçi, duke qenë plotësisht njeri i Serbisë, nuk do të ndalet së vepruari derisa ta arrijë shkatërrimin e shtetit të Kosovës. PDK-ja, sado që me retorikë gjoja se është kundër ndarjes së Kosovës, në veprim praktik është plotësisht e harmonizuar me Hashim Thaçin dhe bashkërisht veprojnë për copëtimin e saj”, theksoi Adem Salihaj për “Kosova Sot”.
BADALLAJ: KËTA DEPUTETË NUK JANË ZËRI I POPULLIT
“Për t’u dhënë mësim meritor këtyre deputetëve do të duhej të ndiqeshin nga populli dhe të hidhen në koshin e mbeturinave, nga qytetarët, sikurse kemi parë skena të tilla në Ukrainë. Ky Kuvend është i nënshtruar nga klani mafioz “Pronto” dhe kapo i kësaj bande, që quhet Hashim Thaçi, të cilin unë e quaj qëllimisht Hashimi i Brojës dhe Hashim Zeza. Pastaj, ky Kuvend që duhet shpërndarë po se po, por duhet pritur një nga një çdo vagabond dhe duhet hedhur në koshin e plehrave si në UKRAINË. Këta nuk janë zëri i popullit, këta janë zëri i hajnisë dhe tradhtisë, pa më të voglin dyshim. Këta vagabondë shkuar vagabondëve nuk kanë mundësi ta ndalin kuislingun Hashim Thaçi për pazaret në dëm të Kosovës, për t’ i falur shumë pasuri Serbisë fashiste, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale. Për moskalimin e Rezolutës që ndalon Hashim Thaçin për të biseduar me Serbinë në tema për ndryshim kufijsh përgjegjësi mban edhe opozita, sepse nuk doli e organizuar si e sa duhet. Ndoshta dikush nuk e ka marrë seriozisht edhe kur thosha se nuk ka opozitë të mirëfilltë, opozita është e vdekur, se këta tradhtare janë njësoj dhe hanë me një çanak bashkë, se nuk duhet besuar UDB-së që ndryshe quhet LDK, as seksklubit dhe hajnave të VV-së dhe atyre pro rusëve, pro serbëve të Pacolloviqve dhe bandës së kopilit të Malishevës, sepse këta të gjithë janë të shitur, të gjithë janë hajna. Si mund t’u besohet tyxharëve të AAK-së. Opozita do të mbajë përgjegjësi për këtë akt tradhtie. Pra, shkurt e shqip këta janë të pabesë, shpirtshitur”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Reshat Badallaj
QARRI: SHPËTIMI I VENDIT ËSHTË SHPËRNDARJA E KËSAJ LEGJISLATURE
“Seanca e së enjtes mjerisht tregoi më së miri se Hashim Thaçi, SHIK-u dhe bashkëpartiakët e tij jo vetëm se kanë blerë dhe përvetësuar mercenarë edhe nga partitë opozitare, por ata kanë kapur dhe nënshtruar plotësisht edhe tërë Kuvendin e Kosovës, prandaj shpëtimi i vendit është shpërndarja e kësaj legjislature dhe shkuarja në zgjedhje të reja.Me përbërjen që aktualisht ka dhe mënyrën se si (nuk) vepron, por edhe për shkakun që është kaq i ndikuar nga individë si Thaçi &CO, ky Kuvend duhet sa më parë të shpërndahet, sepse po shihet dhe dëshmohet katërçipërisht se është i gatshëm të zbatojë urdhra korruptive dhe të votojë edhe vendime të tradhtisë, që mund të sjellë presidenti kuisling,i cili po bën hapur pazare me territoret e shtetit, duke shkelur Kushtetutën dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit.Dështimi i opozitës për ta bllokuar dialogun për territoret dhe kufijtë e vendit, për të cilën çuditërisht nuk votuan as disa nga emrat “më të zëshëm” të saj, përfshirë edhe deputetin Anton Çuni, i cili pak kohë më parë bënte sikur ua kthente fjalën Hashim Thaçit e Kadri Veselit, duke i quajtur edhe frikacakë dhe gjoja akuzonte Xhavit Halitin për marrje milionësh, tregon qartë se ata janë shitur tek SHIK-u dhe janë bërë dorë e zgjatur e pozitës.
Seancat e përsëritura parlamentare, me dështime të njëpasnjëshme të opozitës, që për të satën herë tradhtohet edhe nga deputetët e saj, janë treguesi më fatkeq i pafuqisë parlamentare për ta penguar ndarjen e Kosovës, e cila tash e sa kohë, herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, po paralajmërohet drejtpërsëdrejti nga tryezat e bisedimeve që Hashim Thaçi kokë më vete po zhvillon me homologun e tij serb.Ndaj ky legjislativ dhe deputetët aktualë kanë treguar qartë se më tepër se përfaqësues të sovranit popull, janë marionetë e oligarkëve të shantazhuar nga Serbia, të cilët edhe në Kuvend u treguan qytetarëve të Kosovës se ata nuk e përfaqësojnë vullnetin e tyre dhe as nuk janë të gatshëm që t’i ndalin vendimet e kreut aktual të shtetit, për ndarjen e Kosovës. Kjo u dëshmua jo vetëm me mosvotimin e deputetëve të AAK-së dhe të Nismës, të cilët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë, por edhe me mungesën e vetë disa deputetëve të VV-së dhe LDK-së, të cilët lëshuan seancën pikërisht në momentet kur duhej ta votonin rezolutën e opozitës, që propozonte përjashtimin nga dialogu të temës për territoret e Kosovës.Tek e fundit, sikur të kishim një opozitë të mirëfilltë, ne nuk do të kishim as një president kaq të papërgjegjshëm, i cili zhvat pandalshëm për 11 vjet dhe nuk i jep llogari politike askujt, ndaj sot Kosova, më tepër se kurrë, ka nevojë për një përfaqësim tjetër parlamentar, për t’u çliruar nga përfaqësuesit kuislingë dhe deputetë që janë të gatshëm të shesin çdo interes nacional e shtetëror, për të zbatuar direktivat e mafio-politikanëve aktualë, që kanë kapur dhe e dirigjojnë secilin institucion, akt i pafalshëm ky, sidomos për Kuvendin, që nuk arrin dot të flasë me një unitet politik, as për një çështje aq të ndjeshme si ajo e territorit të vendit dhe integritetit shtetëror të Kosovës”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)