Fundamenti

Deputetët e Vetëvendosjes e gjuajnë me ve Isa Mustafën

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur me ve Isa Mustafën, në momentin kur ai mori fjalën për të raportuar për bisedimet në Bruksel. Sigurimi ka hyrë me shpejtësi duke e mbrojtur atë me çadër. Çuditërisht, Kadri Veseli urdhëronte sigurimin të dalë jashtë, pavarësisht se ata po e mbronin Kryeministrin.

Hashim Thaçi në sallë, por VV nuk guxoi ta gjuaj me ve

Lëvizja Vetëvendosje si duket e ka zgjedhur si cak më të lehtë Isa Mustafën për ta zbrazur mllefin. Aty ka qenë edhe Hashim Thaçi, por ata nuk kanë guxuar ta gjuajnë me ve.

Ilir Deda distancohet nga aksioni i VV”së

​Deputeti i VV’së Ilir Deda nuk e ka përkrahur aksionin e opozitës në Kuvend ku u sulmua me ve kryeministri Mustafa gjatë kohës sa raportonte para deputetëve për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Deda ishte larguar nga salla e kuvendit në drejtim të bufesë në momentin kur kolegët e tij kanë gjuajtur me ve kryeministrin.

“Vet fakti që nuk jam në sallë tregon se a e kam përkrahur apo jo aksionin”, citohet të ketë thënë Deda për RTK. /GazetaExpress

Fundamenti

Veseli kundërshton ndërhyrjen e sigurimit të Isa Mustafës në Kuvend

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar ndaj ndërhyrjes së sigurimit të Isa Mustafës të cilët e kanë marrë në mbrojtje shefin e Qeverisë në mbrojtje nga vetë që i kanë hedhur deputetët e opozitës.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e Kryeparlamentarit.

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, kur nga opozita u ndepre raportimi i Kryeministrit Isa Mustafa mbi marrëveshjet e 25 Gushtit të arritura Bruksel, ia bëjmë të qartë publikut se nga ana e personelit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur asnjëlloj ndërhyrje në asnjë moment. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të lejohet që të cënoj deputetët në kryerjen e fuksionit të tyre përfaqësues

VV: Kryeministrit ia ndalëm gënjeshtrat

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një deklaratë pasi ka hedhur ve në drejtim të Kryeministrit. Aty thuhet se ata i ndërprenë gënjeshtart e kreut të Qeverisë.
Sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit. Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm.

Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës.