Eko Higjiena

Deputetët e PDK-së: Ja pse kërkojmë rrëzimin e Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Disa deputetë të PDK-së tash e sa kohë janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Madje, tre prej tyre tashmë kanë nënshkruar edhe mocionin për rrëzimin e qeverisë, të iniciuar nga opozita, raporton Zëri.info.

Këtë vendim, ata thonë se e kanë marrë, pasi që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, nuk e meriton të vazhdojë deri në fund të mandatit.

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, i cili ka treguar se pse po kërkon rrëzimin e qeverisë, ka thënë për Zëri.info se koalicioni PDK-LDK, qysh në fillim ka pasur mosmarrëveshje.

“Koalicioni qeverisës që në formim ka pasur probleme të theksuara. Ata që sot po çirren se PDK-ja po i tradhton, po harrojnë se janë të njëjtit deputetë të LDK-së që nuk e respektuan marrëveshjen dhe nuk votuan as për presidentin, as për kryeparlamentarin. Madje, as për qeverinë, pra që nga fillet e saj ishte me probleme. Janë të njëjtit që nuk deshën votimin e Demarkacionit”, ka deklaruar ai për “Zëri.info”.

Buja më tej, qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, e ka cilësuar si qeveri me “paterica”.

Mobi Casa

“Qeveria Mustafa është qeveri që për tri vite ka ecur me patercia, ka bllokuar proceset e shtetit. Përveç Demarkacionit, njihet gabimi i rëndë i marrëveshjes për Asociacionin që gjykata kushtetuese e ka kontestuar në 24 pikat e saj”, është shprehur tutje ai.

Deputeti i PDK-së gjatë bisedës, ka thënë se shpreson që lideri i këtij subjekti, Kadri Veseli, të arrijë marrëveshje me Isa Mustafës dhe ta prishë koalicionin, e jo ta presë votimin e mocionit.

Ndërkaq, deputeti tjetër i PDK-së, i cili ka dalë në përkrahje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, Nait Hasani, ka thënë për Zeri.info se qeveria e Mustafës nuk e meriton të vazhdojë më gjatë.

“E kam nënshkruar se nuk e meriton të qëndrojë më shumë”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, pos Bujës e Hasanit, edhe deputeti tjetër i PDK-së, Rafet Rama, e ka mbështetur nismën e opozitës për ta rrëzuar kryeministrin Isa Mustafa. Ky mocion pritet të shkojë më kuvend për votim javën e ardhshme, gjegjësisht, të mërkurën. /Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.