Deputetët e legjislaturës së shtatë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shumë prej kandidatëve që nuk arritën ta marrin mandatin e deputetit u zhgënjyen pas publikimit të rezultateve të para nga KQZ-ja. Derisa një numër i vogël i tyre e pranuan rezultatin, shumë të tjerë akuzuan bashkëpartiakët e tyre për vjedhje të votave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit dolën shumë emra të rinj, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës pas formimit të Qeverisë.

Mirëpo në këto zgjedhje pësuan edhe shumë ish-deputetë të legjislaturave të kaluara, prej tyre edhe disa të përjetshëm në Parlamentin e Kosovës. Rezultati, ndonëse ende jozyrtar, nuk qe i kënaqshëm për të gjithë.

Mobi Casa

Shumë kandidatë për deputetë të subjekteve të ndryshme politike po ndihen të zhgënjyer nga votat e pakta që kanë marrë, për këtë gjë disa po e akuzojnë edhe subjektin e tyre politik se kanë manipuluar me votat e tyre brenda partisë, shkruan më tutje “Zëri”.

Përveç të rinj në politikë disa kandidatë edhe të rinj në moshë arritën të bëjnë ndryshim në skenën parlamentare të Kosovës, duke u bërë pjesë e saj.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se fytyrat e vjetra të skenës politike janë dënuar nga populli, për shkak të mospunës së tyre sa kanë qenë pjesë e vendimmarrjes politike në Kosovë.