Hidromorava

Deputetet e Kuvendit mbështesin organizatat e të rinjve në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ganimete Musliu kryetare e Grupit të Deputetëve të rinj , Valbona Dibra dhe Salije Mustafa deputete nga rajoni i Gjilanit së bashku me Veton Nevzatin dhe Bujar Hazirin nga sektori i rinisë kanë diskutuar për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë për të parë të arriturat, sfidat dhe ngecjet gjatë aplikimit në praktikë të ligjit që ndërlidhen me sektorin e rinisë.

Grupi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga Ganimete Musliu, Valbona Dibra dhe Salije Mustafa kanë pasur mundësi që të premten të dëgjojnë problemet e të rinjve dhe të organizatave rinore të Gjilanit. Ky takim është mundësuar dhe përcjellur edhe nga drejtoria e kulturës.

Ganimete Musliu tha se këto kontakte dhe takime me të rinjtë e komunave të Kosovës kanë për qëllim dhe po bëhen në kuadër të planit për monitorimin e zbatimit të ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë. “Përmes këtyre takimeve ne synojmë që të marrim imputet e të rinjve për të arriturat, sfidat dhe ngecjet gjatë aplikimit në praktikë të Ligjit, si dhe çështje tjera të adresuara që ndërlidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë” ka thënë Musliu.

Kurse Veton Nevzadi drejtor për kulturë , rini e sport tha se në funksion të zbatimit të ligjit të rinisë Komuna e Gjilanit ka njohur me një vendim KVRL dhe ka siguruar hapësirën edhe për qendrën rinore dhe njëkohësisht po e aprovojmë strategjinë gjithëpërfshirëse kulturore. Nevzadi tha se aktualisht kemi iniciuar miratimin e rregullores për vullnetarizëm dhe vazhdimisht jemi afër rinisë.

UBT

“Ne kemi pasur edhe një kërkesë për draftim të ligjit të rinisë te caktimi i linjës buxhetore për veprimtarinë rinore në nivel lokal “tha Nevzati.

Kurse deputetja e Gjilanit, Salije Mustafa tha se të rinjtë do ta kenë mbështetjen e deputetëve qoftë në iniciativa apo aksione të përbashkëta, ku përfitues janë vetë ata po edhe grupet e ndryshme rinore.

Adnan Hoxha ka thënë se të rinjtë kanë nevojë për përkrahje e mbështetje të vazhdueshme ./rajonipress/