Fundamenti

Deputetët e koalicionit kërkojnë forcimin e masave të sigurisë në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët shumicë në Kuvendin e Kosovës insistojnë në mbajtjen e seancave plenare, pavarësisht bllokadës së opozitës,shkruan sot Koha Ditore.

Këtë ata do ta bëjnë duke u kërkuar ndihmë Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes forcimit të masave të sigurisë. Gazeta merr vesh se 84 deputetë kanë nënshkruar peticion dhe do t’i drejtohen ekzekutivit për krijimin e kushteve të sigurisë për punë në Kuvend. Kjo çështje pritet të diskutohet në mbledhjen e së hënës në kryesi. Janë gjithsej 32 pika të cilat do të diskutohen në kuadër të përgatitjeve për seancën e radhës.

Një burim brenda Kuvendit ka thënë se ka vendosmëri për mbajtjen e seancave plenare, qoftë edhe nëse ato nuk mbahen në sallën e dedikuar për seanca.

Uji Dea

“Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë insiston në mbajtjen e seancave dhe do ta njohë çdo seancë dhe miratimin e agjendës parlamentare, edhe nëse seanca mbahet jashtë selisë së Kuvendit”, ka thënë burimi. Gazeta nuk ka arritur të vërë kontakt me shefat e grupeve parlamentare të partive në pushtet, PDK e LDK.

Ndërkaq nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë thënë se seancat duhet të mbahen. Driton Lajçi, këshilltar i Veselit, as nuk ka pohuar e as mohuar nëse ka ardhur peticioni i pozitës, që për adresë ka qeverinë.

http://koha.net/?id=27&l=84403